Ndonëse është pjesë e koalicionit opozitar, kreu i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj i ka vënë ultimatum Bashës, duke u shprehur se do të dalë e vetme nëse nuk do të përfshihet në listat fituese të Partisë Demokratike.
Ky është ultimatumi i Ndocaj, i cili u shpreh se forca politike që ai drejton nuk po trajtohet si partitë e tjera parlamentare të opozitës.
N/Kryetari i PBDKSH Alban Daci është shprehur se dalja e kësaj force politike e vetme me kandidat në të gjithë Shqipërinë e dëmton rëndë PD-në.
Deputeti Eduart Ndocaj ka vetem pak jave që është bashkuar me kualicionin opozitar, ndersa deklarata e tij vjen pas lajmeve nga PD se në lista deri tani të sigurte janë Mediu, Dule, Shehi, Ndoka dhe Duka, nëse Partia Agrare Ambjentaliste nuk del e vetme në zgjedhje.