Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e tij.
Ndocajt i është ndarë nga jeta djali i xhaxhait në moshë farë të re dhe ka dashur që këtë dhimbje ta ndajë me miqtë e dashamirësit e tij.
“Miq e dashamirës dua të ndaj një dhimbje të madhe me ju, sot më vdiq djali i axhës në kulmin e rinisë, lule të rinisë.
Zoti e past çuar shpirtin e tij në parajsë”, shkruan Ndocaj i cili në profilin e tij social ka vendosur shenjën e zisë.