Efekti i koronavirusit/ Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët që nga viti 2002

Publikuar tek: ekonomi, më 13:19 30-03-2020 Efekti i koronavirusit/ Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët që nga viti 2002

Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga viti 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi të hënën, gjë që paraqet nivelin më të ulët qysh në nëntor të vitit 2002.

Çmimi ka rënë më shumë se për gjysmë gjatë muajit të kaluar, pasi kompanitë e kanë zvogëluar ose ndërprerë prodhimin e naftës.

Kësaj i ka kontribuuar edhe një mosmarrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, e cila ka shpërthyer pasi Riadi ka dështuar ta bindë Moskën për zvogëlim të prodhimit.

Arabia Saudite, udhëheqëse de facto e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, është pajtuar me vendet e tjera të këtij grupi që të ulin prodhimin.

Kërkesat për naftë kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor./rel

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096771717071533
array(1) { ["section"]=> string(87) "efekti-i-koronavirusit-cmimi-i-naftes-bie-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-viti-2002-200633" }