“Efektivet femra shoqëruan studentet femra”, policia përgënjeshtron dhunën dhe jep versionin zyrtar të ngjarjes

Publikuar tek: aktualitet, më 15:24 02-11-2015 “Efektivet femra shoqëruan studentet femra”, policia përgënjeshtron dhunën dhe jep versionin zyrtar të ngjarjes

Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të saj pas arrestimit të 8 studentëve të cilët qëlluan drejt kryeministrit Rama me vezë. Policia sqaron se nuk është përdorur në asnjë moment dhune dhe se efektivet femra të policisë shoqëruan studentet femra në komisariat. Zyrtarët e policisë bëjnë me dije se studentët po merren në pyetje deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 persona pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës.

Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt.

Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe  përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve.  

Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.

Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit.

Policia e Shtetit thekson angazhimin për të garantuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, përfishirë edhe qytetarëve që duan të protestojnë, por kjo mund të bëhet vetëm duke respektuar ligjin. 

Shkelja e pretenduar e të drejtave, nuk bëhet kurrë duke shkelur ligjin”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë së shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët tregojnë momentin kur qëlluan Ramën: Një skenë brutale, u morrëm zvarrë nga badigardët
Shpërthen bruceloza te kafshët, 3 barinj dhe 30 bagëti të infektuara, ferma në karantinë »
Article Logic
Execution time: 0.012656927108765
array(1) { ["section"]=> string(114) "efektivet-femra-shoqeruan-studentet-femra-policia-pergenjeshtron-dhunen-dhe-jep-versionin-zyrtar-te-ngjarjes-24503" }