Efektivi me armë në brez në protestë, sqaron Policia e Shtetit

Publikuar tek: barometri, më 07:07 27-05-2018 Efektivi me armë në brez në protestë, sqaron Policia e Shtetit

Partia Demokratike ka publikuar një fotografi të një efektivi të Policisë të pajisur me pistoletë gjatë protestës së opozitës.

“Gjate protestes, policia ka qenë e pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj. Policia në rresht të parë”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. Por menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit e cila, nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaron se asnjë polic nuk ka qenë me armë brezi në tubim.

“Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe kllëfi i armës së brezit, çka në fotot që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh.”-thuhet në njoftimin e policisë.

E plotë:

Sqarim

Nisur nga një foto që qarkullon në rrjetet sociale, ku është fotografuar këllëfi i pistoletës së punonjësit të policisë të FNSH, sot gjatë tubmit të opozitës, duke pretenduar se punonjësi i policisë ka pistoletën në kllëf dhe ka shkuar me armë në tubim ju sqarojmë se:

Bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, Procedurave standarte te punes per tubimet, si dhe në Planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie që ishte i planizuar në kordonin për pengimin e protestuesëve për të mos depërtuar në brendësi të institucineve nuk ka shkuar me armë brezi në tubim apo me armë të gjatë.

Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe kllëfi i armës së brezit, çka në fotot që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh.

Çdo interpretim tjetër , si dhe çdo akuzë nga ana e opozitës se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin është thjesht dashakeqësi dhe përpjekje për të manipuluar të vërtetën. Policia e Shtetit edhe njëherë falënderon median , qytetarët e gjithë fotoreporterët që sot ishin dëshmitarë të veprimeve konform ligjit të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073671340942383
array(1) { ["section"]=> string(68) "efektivi-me-arme-ne-brez-ne-proteste-sqaron-policia-e-shtetit-122246" }