Egjipti liron nga burgu dy gazetarët e Al Jazeera

Publikuar tek: bota, më 15:53 12-02-2015 Egjipti liron nga burgu dy gazetarët e Al Jazeera Gazetaret e Al Jazeera ne Gjykaten e Kairos

Një gjykatë në Kairo, vendosi të enjten (12 shkurt) lirimin e dy gazetarëve të Al Jazeera Mohamed Fahmy dhe Mohamed Baher të cilët mbaheshin të burgosur që prej 400 ditësh. Por gjykata nuk i hoqi akuzat ndaj tyre. Ata u vunë nën akuzë për mbështetje ndaj vëllazërisë myslimane. Kolegu i tyre australiani Peter Greste, ishte dëbuar nga vendi para gjyqit, raporton Le Monde.

I dënuar me 7 vite burg, kanadezi Mohamed Fahmy kishte hequr dorë nga shtetësia egjiptiane në mënyrë që të deportohej me të njëjtat baza ligjore si zoti Greste me një dekret presidencial që autorizon dëbimin e të huajve në pritje të gjykimit. Egjiptiani Mohamed Bahrer u dënua me 10 vjet heqje lirie. Burgimi i dy gazetarëve kishte shkaktuar protestë të madhe ndërkombëtare duke detyruar autoritetet egjiptiane ti lirojnë ata. Fahmy u lirua me kusht (29 mijë euro), ndërsa gazetari tjetër pa kusht. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021926164627075
array(1) { ["section"]=> string(54) "egjipti-liron-nga-burgu-dy-gazetaret-e-al-jazeera-3152" }