Egjipti ndalon tubimet fetare për Ramazan, shkak koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 23:22 07-04-2020 Egjipti ndalon tubimet fetare për Ramazan, shkak koronavirusi

Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet fetare gjatë Muajit të Ramazanit, i cili nis pas rreth dy javësh, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë këtij muaji, myslimanët zakonisht e prishin agjërimin në perëndim të diellit, pastaj shkojnë në xhami për t'u lutur dhe kalojnë kohë me të afërmit.

Por, pas rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë për distancim fizik gjatë pandemisë së koronavirusit, Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet dhe iftaret publike, ashtu si edhe aktivitetet kolektive sociale, tha përmes një deklarate Ministria e Çështjeve Islame e Egjiptit.

Iftaret masive zakonisht organizohen për njerëzit e varfër.

Egjipti aktualisht ka mbi 1,300 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 250 pacientë kanë humbur jetën.

Ramazani do të nisë rreth datës 23 prill, varësisht pozitës së Hënës.

Muajin e kaluar, Egjipti ka urdhëruar xhamitë dhe kishat t'i mbyllin dyert për besimtarët, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Lutjet transmetohen përmes altoparlantëve. /REL

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093159675598145
array(1) { ["section"]=> string(67) "egjipti-ndalon-tubimet-fetare-per-ramazan-shkak-koronavirusi-201805" }