Egjipti ‘një hap’ para të gjithëve, prezanton robotët që kryejnë testime për koronavirusin

Publikuar tek: bota, më 18:59 26-11-2020 Egjipti ‘një hap’ para të gjithëve, prezanton robotët që kryejnë testime për koronavirusin

Mjekët janë personat më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, ndaj Egjipti ka vendosur që tamponët e pacientëve të merren nga robotë të telekomanduar.

Një shpikës në Egjipt i quajtur Mahmoud el-Komy ka nisur përdorimin e robotit në një spital në Kajro, i cili përveç tamponëve mund edhe t’u masë temperaturën pacientëve dhe t’i paralajmërojë nëse janë pa maskë.

“Cira-03” është emri i robotit, që sipas shpikësit mund të ndihmojë edhe në kufizimin e ekspozimit nga infeksioni dhe të marrë analizat e gjakut për t’u shfaqur pacientëve më pas në kraharorin e tij.

Nuk dihet nëse kjo mënyrë do të futet në përdorim edhe në spitale të tjera në botë, ku numri i mjekëve dhe infermierëve është shumë i vogël në krahasim me shifrat e të infektuarve që po shtohen ditë pas dite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra REKORD në ITALI/ Mbi 29 mijë raste të reja në 24 orë, rritet edhe numri i viktimave nga Covid-19
Shkarkohet shefi ekzekutiv i spitalit i infektuar me Covid-19, dha urdhër që të mos mbahej maska »
Article Logic
Execution time: 0.012786865234375
array(1) { ["section"]=> string(94) "egjipti-nje-hap-para-te-gjitheve-prezanton-robotet-qe-kryejne-testime-per-koronavirusin-229241" }