Egjipti po diskuton një projektligj të ri për ndalimin e burkës në vendet publike, ku do të përfshihen spitale, klinika shëndetësore, shkolla, kinema, teatro, biblioteka publike, muzeume dhe ndërtesa qeveritare.
Gratë do të ndalohen të mbajnë burkën si pjesë e një fushate qeveritare kundër interpretimeve ekstremiste të Islamit.
Këtë projektligj e ka paraqitur deputetja Ghada Ajami duke kërkuar një gjobë prej 56 dollarë për gratë që sfidojnë ndalimin e propozuar.
Në projekligj thuhet se burka do të ndalohet në hapësirat publike egjiptiane "në çdo kohë dhe në çdo rrethanë".