Eh ç’bën dashuria! Schweinsteiger me flamurin serb në këpucë

Publikuar tek: sport, më 15:47 22-01-2015 Eh ç’bën dashuria! Schweinsteiger me flamurin serb në këpucë

Dashuria e fortë edhe pse e sapolindur me tenisten simpatike Ana Ivanovic e ka bërë kampionin e botës në futboll, Bastian Schweinsteiger të kthehet në një mbështetës dhe promotor të simboleve kombëtare të Serbisë.

Ndoshta kjo pak do t’i pëlqejë tifozëve nga trevat shqiptare, por mesfushori energjik gjerman e tregon dhe kështu dashurinë e tij për sportisten ballkanase.

Schweinsteiger u përfol se ishte në një lidhje me bukuroshen Ana Ivanovic vitin e kaluar, para se të rikthehej sërish në krahët "e vjetër", te partnerja afatgjatë Sarah Brandner. Por tani “Schweini” që në gjermanisht do të thotë ‘derr’, ka dribluar sërish jashtë fushës me një bukuroshe brune.

Futbollisti ka hequr emrin e Sarah nga këpucët zyrtare, dhe ka vendosur disa data në domethënie të tenistes nga Beogradi, një fjalë serbe dhe një flamur të Serbisë. Ana Ivanovic aktualisht është në Melbourne, ku po garon në Australian Open, turne ku vajti pak ditë pas takimeve me lojtarin gjerman. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020925998687744
array(1) { ["section"]=> string(64) "eh-c-ben-dashuria-schweinsteiger-me-flamurin-serb-ne-kepuce-1204" }