Einxhel Shkira: Drini Zeqo është i mrekullueshëm, Balajt do i rritet hunda si e Pinokut

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:00 27-01-2016 Einxhel Shkira: Drini Zeqo është i mrekullueshëm, Balajt do i rritet hunda si e Pinokut

Një intervistë e modeles dhe moderatores Einxhel Shkira ka përfshirë edhe futbollistin e Rijekës, Bekim Balajn, duke e quajtur atë thjesht një fans të sajin. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë djalit të Kombëtares, që ka reaguar menjëherë duke u shprehur "Einxhel, kush është kjo? Nuk e njoh?". E pas kësaj deklarate, duket se nuk është kursyer as brunia simpatike, duke shpërthyer ndaj tij.

Në një prononcim për "Vip Pages", ajo nuk ka ngurruar të bëjë edhe batuta për ish-të dashurin. "Shpresoj të mos i rritet hunda si e Pinokut, se do t'i duhet ta rregulloj prapë pastaj", është shprehur moderatorja seksi. E në fakt, ajo pranon të rrëfejë edhe bisedën në privatë me Bekimin."Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s'kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen", është shprehur sex-simboli shqiptar.

Bekim Balaj dhe Einxhel Shkrira u përfolën verën e shkuar për një lidhje. Dy të rinjtë kaluan disa ditë pushimesh të paharrueshme në Xhamajka, megjithatë asnjëherë nuk janë fotografuar së bashku. Pas pushimeve, askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi, por çifti nuk u përfol më, deri pak ditë më parë, teksa Einxhel vendosi të flasë. Aktualisht, biondi simpatik i Kombëtares po shijon një lidhje me moderatoren kosovare Elita Rudi. Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë është folur për diçka më shumë rreth moderatores dhe Drini Zeqos.

Megjithatë, gjatë reagimit të saj për "Gazetën Shqiptare", Einxhel habit teksa flet për Drinin. "E dua shumë atë djalë, është mashkulli më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë", përfundon ajo, duke lënë të nënkuptohet se mes dy të rinjve realisht ka diçka. Por a është kjo lidhje më shumë sesa miqësi? Për këtë duhet të presim që njëri nga të dy të na e konfirmojë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071160793304443
array(1) { ["section"]=> string(91) "einxhel-shkira-drini-zeqo-eshte-i-mrekullueshem-balajt-do-i-rritet-hunda-si-e-pinokut-31039" }