Një transseksual është kyçur në dhomë dhe përdhunuar përgjatë gjithë natës nga një shqiptar 32 vjeçar në Itali.
Transeksuali me origjinë nga Amerika e Jugut, ishte një vizitor i shpeshtë i zonës popullore Via Tommas. I pastrehë, ai nuk e dinte se ku flinte dhe ku hante.
Sipas mediave italiane mrëmjen e së martës, ai u takua me 32 vjeçarin shqiptar ku edhe nisën bisedat. Duke pandehur se ishte një grua, shqiptari e ka ftuar atë në dhomën e tij.
Por, pavarësisht se më vonë e kuptoi të vërtetën, mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka tentuar vazhdimisht të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Në tentativë e sipër, ai e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar në dhomën e tij, ndërsa transeksuali arriti të largohej në orën 6 të mëngjesit të së martës nëpërmjet një dritareje, duke zbritur në një tarracë e duke kërkuar ndihmë.
Burri është identifikuar më pas si Adam Kone, i cili është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual. Transseksuali u transportua për në spital, teksa u gjet në gjendje të mjeruar nga policia.