'Eja shpirti i xhaxhit, të shpëtuam', momenti EMOCIONUES kur vogëlushja zbret nga vinçi pas zjarrit në shtëpinë e saj në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 18-06-2019 'Eja shpirti i xhaxhit, të shpëtuam', momenti EMOCIONUES kur vogëlushja zbret nga vinçi pas zjarrit në shtëpinë e saj në Elbasan

Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.

Falë bashkepunimit me Shërbimit zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

'Hajde shpirti i xhaxhit, të shpëtuam', dëgjohet teksa i thotë njëri prej punonjësve të zjarrfikëses, vogelushes.

Të gjithë qytetarët e tjerë që ishin poshtë pallatit, duartrokitën sapo panë që vajza shpëtoi shëndoshë e mirë.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit 'Dhaskal Todri' në Elbasan, ku një apartament u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034377098083496
array(1) { ["section"]=> string(131) "eja-shpirti-i-xhaxhit-te-shpetuam-momenti-emocionues-kur-vogelushja-zbret-nga-vinci-pas-zjarrit-ne-shtepine-e-saj-ne-elbasan-168698" }