IKMT e kallëzoi penalisht, reagon kryebashkiaku i Kavajës: Edi Rama konkretizoi me letra sulmin ndaj meje

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 15-04-2019 IKMT e kallëzoi penalisht, reagon kryebashkiaku i Kavajës: Edi Rama konkretizoi me letra sulmin ndaj meje

Reagon kryebashkiaku u Kavajës, Isa Sakja pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e kallëzoi atë penalisht.

IKMT e akuzon kryebashkiakun se ka abuzuar me lejet e ndërtimit për të paktën 7 pallate në Kavajë.

Ndërkaq, Sakja e cilëson këtë kokretizim me letra të sulmlit verbal nga kryeministri Edi Rama.  

Sipas tij, Rama është na hall pasi të gjithë sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës perballë këtij të fundit.

"Ju përshëndes duke ju siguruar se të gjithë skenarët komunisto-puciste, nga futja e armëve ne kishë e deri tek lincimi publik i kundërshtareve politikë, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot", shprehet Sakja ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.

Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg.

Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen.

Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit.

Te dashur miq,

Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot.

Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.

Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk jane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim.

Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit.

Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic kam bere deri tani.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/leje-abuzive-per-7-pallate-ikmt-kallezon-penalisht-kryebashkiakun-e-kavajes-isa-sakja-160495

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066289901733398
array(1) { ["section"]=> string(10) "eje-160512" }