Ekipet e futbollit shqiptar solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, arbitra e futbollistë me bluza ‘Dhuro për Shqipërinë’

Publikuar tek: aktualitet, më 20:28 07-12-2019 Ekipet e futbollit shqiptar solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, arbitra e futbollistë me bluza ‘Dhuro për Shqipërinë’ Foto nga ndeshja e sotme mes Bylisit dhe Partizanit - 'Dhuro per Shqiperine'

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti ka përfshirë dhe futbollin shqiptar. Të gjithë arbitrat dhe futbollistët ekipeve shqiptare kanë zbritur në fushën e blertë me bluzat e bardha “Duro për Shqipërinë”, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në të gjitha ndeshjet që janë luajtur sot dhe në ato që do të luhen nesër, arbitrat dhe futbollistët kanë zbritur në fushë me bluzat e bardha për tu solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm: Jeta vazhdon dhe ne jemi të gjithë bashkë si një skuadër!

Këtë mesazh shpërndan në Facebook dhe Presidenti i FSHF Armand Duka.

“Vijon solidarizimi ynë me familjet e prekura nga tërmeti. Fushata jonë e ndihmës vazhdon. Futbolli në zi për jetët e humbura! Djemtë dhe vajzat në gjithë Shqipërinë luajnë sot e nesër duke sjellë shpresë, sepse jeta vazhdon dhe ne jemi të gjithë bashkë si një skuadër”, shkruan ai krah fotove nga ndjeshjet e sotme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022739171981812
array(1) { ["section"]=> string(127) "ekipet-e-futbollit-shqiptar-solidarizohen-me-te-prekurit-nga-termeti-arbitra-e-futbolliste-me-bluza-dhuro-per-shqiperine-188721" }