Ekipet e shpëtimit pa mjete, Rama reagon ashpër me gazetarët: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Publikuar tek: politike, më 18:55 02-12-2019 Ekipet e shpëtimit pa mjete, Rama reagon ashpër me gazetarët: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore Kryeministri Edi Rama

Rama është treguar i ashpër me gazetarët pasi u pyet nga gazetarët për faktin se pse njësitë tona të shpëtimit ishin pa doreza dhe pa kaskë gjatë kërkimeve për të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti.

Rama pranoi se ka mangësi por theksoi se u shpëtuan 38 njerëzish pa mbërritur ende ekipet e huaja të shpëtimit.

Ndërsa u shpreh se nga të huajt mori fjalët më fantastike duke shtuar se heroi i të gjithëve ishte kreu i ekipit të zjarrfikësve në Vlorë i cili shpëtoi dy jetë njerëzish në kushte të paimagjinueshme.  

Edi Rama: Njësitë tona të kërkimit-shpëtimit nuk janë si njësitë e kërkim-shpëtimit të elitës së Francës. Nuk janë njësitë e kërkim-shpëtimit të Italisë, të Greqisë, të Turqisë e Izraelit që janë të famshme në botë dhe shkojnë për të bërë kërkim-shpëtime në të gjithë globin.  

Ajo që duhet të merrni në konsideratë është fakti se unë i kam sjellë në kohë rekord unë i kam sjellë këtu ata, unë që më shikoni këtu bashkë me miqtë e mi dhe miqtë e Shqipërisë. E treta 38 persona janë shpëtuar deri sa kanë mbërritur ndihmat.

Gazetarja: Pa pajisje, me aq sa kemi transmetuar Live.

Edi Rama: Të gabosh është njerëzore. Të insitosh në gabim është djallëzore. Mos insisto. Edhe njëherë të thashë ne kemi mangësitë tona por asnjë nga këto mangësi nuk ka penguar  të bëjmë punën me sukses. Kemi investuar në urgjencën kombëtare shëndetësore por atë nuk e shikoni ju sepse jeni të prirur të shikoni gjënë që ju jep më shumë emocion që fatkeqësisht është gjëja që prodhon mërzi dhe dëshpërim. Të tanët nuk ishin pajisur njësoj si ata, nuk janë sepse kemi pasur dhe kemi 1000 vrima për të mbyllur. Do të pajisen më mirë.

Por me mjete më pak të sofistikuara se të francezëve dhe të turqve kanë shpëtuar 38 jetë njerëzish. Ata të huajt kanë bërë mrekullira por ju them çfarë më kanë thënë ata mua meqë juve nuk keni kohë të shkoni të pyesni, që rrini këtu dhe vini vërdallë e jepni mendime për ndërtesat, nuk keni kohë të shkoni të pyesni të gjithë ato grupe inspektorësh të huaj në terren. por jua them unë, kanë thënë fjalët më fantastike. Me francezë, me turq, me zviceranë heroi i heronjve ka qenë Luani nga Vlora, që ka shpëtuar dy jetë njerëzish në kushte të paimagjinueshme dhe për të cilin më thanë se rasti i dytë është për studim, si kanë mundur ta bëjnë. Neglizhimi dhe kur thoni mediat e huaja, kanë qenë shumë pak, ata i marrin nga ju edhe tërbimin.”

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018215894699097
array(1) { ["section"]=> string(108) "ekipet-e-shpetimit-pa-mjete-rama-reagon-ashper-me-gazetaret-te-kembengulesh-ne-gabim-eshte-djallezore-188154" }