Ekipi i filmit britaniko-shqiptar ‘’Shok’’ niset drejt Los Angeles për Çmimet ‘’Oscar’’. Nominuar për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër ekipi shfaqet në këtë foto duke udhëtuar me avion drejt SHBA-ve për ceremoninë e çmimeve ‘’Oscar’’ më 28 shkurt.
Filmi 21 minuta ka regjisor dhe scenarist Jamie Donoughue dhe bazohet në ngjarjet e vërteta gjatë luftës në Kosovë. Muzika është kompozuar Trimor Dhomi ndërkohë që aktorët janë: Eshref Durmishi, Lum Veseli, Andi Bajgora, Aurita Agushi.