‘Ekipi i Tiranës grup terrorist’, zëdhënësi i Presidentit: Fyerje e ulët, nuk është rastësi…

Publikuar tek: sport, më 09:31 04-10-2020 ‘Ekipi i Tiranës grup terrorist’, zëdhënësi i Presidentit: Fyerje e ulët, nuk është rastësi…

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me cilësimin e KF Tirana si “një grup terrorist” nga gazeta Tema. Sipas tij, ky është një tjetër tregues që Rilindja ka ndaj çdo vlere Kombëtare.

Blushi shprehet se nuk është rastësi që aktiviteti sportive I KF Tirana ngatërrohet me atë terrorist, fill pas bojkotit të kampionatit.

Reagimi i plotë:

Klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta “Tema”, është një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve.

Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë terrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon terrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë.

Sa për akuzat mbi ligjshmërinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për një futbollist të këtij ekipi, janë fund e krye të Mjera, (mjafton të lexosh me kujdes ligjin “Për shtetësinë”), pothuajse të përafërta me nivelin e akuzave të po kësaj gazete, dikur, për atësinë e djalit të KM në detyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012748003005981
array(1) { ["section"]=> string(93) "ekipi-i-tiranes-grup-terrorist-zedhenesi-i-presidentit-fyerje-e-ulet-nuk-eshte-rastesi-222633" }