Ekipi i Trump tenton uljen e tensioneve me Gjermaninë: Duam marrëdhënie të mira me Angela Merkel

Publikuar tek: bota, më 18:13 17-01-2017 Ekipi i Trump tenton uljen e tensioneve me Gjermaninë: Duam marrëdhënie të mira me Angela Merkel

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump aspiron të ketë marrëdhënie shumë të mira me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pavarësisht polemikës së shkaktuar nga deklaratat e tij të publikuara këtë fundjavë, u shpreh sot në Davos, Anthony Scaramucci, një prej anëtarëve të ekipit të tij të tranzicionit.

“Ai aspiron të vendosë marrëdhënie shumë të mira me Angela Merkel gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin”, tha Scaramucci për median, në vijim të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në lidhje me kritikat e ashpra të formuluara nga Trump kundër kancelares dhe Bashkimit Evropian (BE) në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” dhe britaniken “The Times”.

“Në gjashtë muaj e ardhshëm të këtij viti marrëdhëniet me BE-në do të jenë më të forta se kurrë”, u shpreh ai.

Sipas tij, presidenti i zgjedhur është një “person paqësor” që nuk dëshiron aspak të ketë marrëdhënie të këqija me njerëzit dhe se nuk e konsideron Evropën të dobët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lavrov rrëfen bisedën me Daçiç pas ndalimit të trenit, flet edhe për një paketë post-kristiane të BE-së për Ballkanin
Do shpërndanin 520 kg marijuanë në tregun e Milanos, arrestohen tre shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.010615110397339
array(1) { ["section"]=> string(101) "ekipi-i-trump-tenton-uljen-e-tensioneve-me-gjermanine-duam-marredhenie-te-mira-me-angela-merkel-65809" }