Eklips tejet romantik, çifti kurorëzon martesën më errësirë të plotë

Publikuar tek: bota, më 13:03 22-08-2017 Eklips tejet romantik, çifti kurorëzon martesën më errësirë të plotë

Gjatë fenomenit të  veçantë që ndodhi disa orë më parë, një çift amerikan kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre.

Michael dhe Julie nga Oregoni zgjodhën ta kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre pikërisht në kohën kur shteti amerikan u zhyt në errësirë prej eklipsit të parë të plotë të diellit në 99 vjet.

Shkëmbimi i unazave në hijen e hënës për të dy ata u kthye në një moment magjik. 

Gjithsej, 6 çifte u martuan në SHBA në ditën e eklipsit. Miliona vetë në mbarë vendin patën rastin të shikojnë eklipsin e plotë diellor, i pari në gati një shekull që shtrihej nga njëri breg në tjetrin. Eklipsi përfundoi në Karolinën e Jugut. Njerëzit shihnin me habi se si hëna bllokoi plotësisht diellin, duke e kthyer ditën në gati muzg. Bllokimi i plotë i hënës zgjaste rreth 2 minuta në secilin prej vendeve prej nga mund të shihej eklipsi, në korridorin e ngushtë që shtrihej përgjatë gjithë territorit kontinental amerikan, nga Oregoni në Çarleston të Karolinës së Jugut, shkruan Top Channel. 


Në total, fenomeni i rrallë zgjati rreth 90 minuta në të gjithë vendin. Qytete dhe parqe të shumta në rrugën e tij ishin mbushur plot me njerëz që e pritën ngjarjen me duartrokitje dhe brohoritje. 

Eklipsi i fundit nga njëri breg në tjetrin në SHBA ndodhi në vitin 1918.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012566089630127
array(1) { ["section"]=> string(73) "eklips-tejet-romantik-cifti-kurorezon-martesen-me-erresire-te-plote-89815" }