Realizimi i fotografive të premten e eklipsit diellor (20 mars) përmes një '"smartphone" mund të vërë njerëzit në rrezik. Ekspertët paralajmërojnë për verbim të syve. Kolegji i Optometrists thotë se rreziku vjen për njerëzit që shikojnë drejtpërdrejt diellin teksa pozicionohen për selfie ose shkrepje tjera.
Një shkrepje e tillë mund të çojë në djegie në pjesën e prapme të syrit. Ekspertët këshillojnë shikimin jo të drejtpërdrejtë, duke përdorur syze dhe qëndrimin sa më larg nga Dielli.
Kjo potencialisht mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse njerëzit mund të joshen për të parë në Diell tek përpiqen për të shkrepur foton e përsosur Të premten, në Mbretërinë e Bashkuar do të përjetojnë një eklips të pjesshëm diellor - Hëna do të kalojë përpara Diellit, duke errësuar deri në 98 %. Njerëzit në Skoci dhe Irlandën e Veriut pritet të përjetojnë kushtet më të errëta. Në Shqipëri errësimi do arrijë në një përqindje 35-40.
Për shumë, kjo do të jetë hera e parë që e shohin këtë fenomen në 15 vjet, por specialistë të syrit thonë se njerëzit nuk duhet të përdorin telefonat e tyre kamera për të kapur ngjarjen.
Daniel Hardiman-McCartney, një këshilltar klinik në Kolegjin e Optometrists, tha: "Në 1999, kur ishte eklipsi i fundit më i madh, askush nuk kishte smartphones ose “selfies”.