Ministrja Ekonomi del vetë në terren dhe inspekton Qendrën Kombëtare të Biznesit: Do lehtësojmë procedurat

Publikuar tek: ekonomi, më 14:05 31-05-2016 Ministrja Ekonomi del vetë në terren dhe inspekton Qendrën Kombëtare të Biznesit: Do lehtësojmë procedurat Milva Ekonomi

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi zhvilloi paraditen e së martës një vizitë të paparalajmëruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Qëllimi i  vizitës ishte për të parë nga afër se si u shërbehet qytetareve, njëkohësisht edhe për t'u njohur me problematikat që ata kanë dhe çfarë duhet përmirësuar.

Duke bashkëbiseduar me qytetarët që prisnin të merrnin shërbimet e QKB-s, Ministrja Ekonomi u tha atyre  se “është prioritet i qeverisë heqja e çdo barriere në çeljen e një biznesi dhe për këtë, me formatimin e ri që ka marrë kjo qendër, do të vijojmë të ulim kohën e pritjes”.

BISEDAT ME QYTETARET:

Ministrja Ekonomi: Është e gjatë radha? Si ju duket fakti që i merrni shërbimet në një vend?

Qytetarja: Shumë mirë. Më lehtë.

Ministrja Ekonomi: Unë vërej nga statistikat që numri i shërbimeve të bizneseve të reja në Shqipëri është duke u rritur. Vërehet që numri i shërbimeve të reja është rritur dhe përqendrimi më i madh i një biznesi që çelet është në Tiranë, në këtë zyrë, prandaj erdha t’ju pyes si ndiheni. Sa kohë harxhoni në radhë?

Qytetarja: Varet. 10 minuta deri  20 minuta.

 

Ministrja gjithashtu ka biseduar dhe me punonjësit, për mënyrën se si ato e ofrojnë shërbimin, sa të qartë janë në dhënien e informaconit, dhe si sillen në rastet kur klientët janë të mërzitur apo i kanë të paqarta informacionet.

Gjatë qeverisjes tonë këto 3 vite, theksoi ministrja, është bërë shumë për të krijuar një klimë sa më të favorshme në bërjen biznes por kemi akoma edhe më shumë për të bërë.

“Arsyeja që erdhëm këtu lidhet me të parin nga afër se si po shkojnë procesi i bashkimit QKL-së dhe QKR-së dhe për të kuptuar nga afër, pa marrë asnjë masë paraprake, se si ndihen qytetarët kur ti i jep këtë shërbim.

Nga të dhënat e fundit të QKB-s, për periudhën Janar-Maj 2016 janë regjistruar 9849 biznese të reja ndërsa për të njëjtën periudhë të 2015 u regjistruan 7940.'', theksoi Ekonomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070781707763672
array(1) { ["section"]=> string(62) "ekonomi-do-vazhdojmw-tw-lehtwsojmw-proceduart-e-biznesit-42007" }