Ekonomi në Forumin e Investimeve dhe Tregtisë Singapor-Shqipëri, ftesë bizneseve për investime në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 19:22 18-01-2017 Ekonomi në Forumin e Investimeve dhe Tregtisë Singapor-Shqipëri, ftesë bizneseve për investime në Shqipëri

Një delegacion i lartë qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe biznesit, morën pjesë sot në  ‘’Forumin e Investimeve & Tregtisë Singapor -Shqipëri’’, për të treguar mundësitë e shumta për investime që Shqipëria ofron për investitorët ndërkombëtarë të Singaporit.

Në përbërje të këtij delegacioni ishin dhe përfaqësues të disa kompanive që bëjnë pjesë në tregun shqiptar.

Ministrja Ekonomi informoi të pranishmit lidhur me mundësitë dhe potencialet e mëdha që ka Shqipëria për investime të huaja, në disa sektorë të rëndësishëm. Në fjalën e saj ajo fillimisht paraqiti të dhëna mbi situatën ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se vitet e fundit Shqipëria po njeh rritje ekonomike të qëndrueshme, nga më të lartat në rajon.

Ajo shtoi se marrëdhëniet me biznesin në Shqipëri janë shumë të mira, dhe këtë e tregon dhe rritja e numrit të bizneseve të regjistruara në vend, ku vetëm vitin e fundit kishim 20 mijë regjistrime të reja.

Përsa i përket investimeve të huaja direkte, Ministrja tha se dhe treguesit në këtë fushë janë shumë pozitive.

“Të dhënat që vijnë nga Banka Botërore dhe nga Banka Kombëtare Shqiptare, tregojnë që investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, dhe dy vitet e fundit 2015 dhe 2016 kemi parë investime të rëndësishme në disa sektorë që janë sektorë potencialë si: energjia dhe telekomunikacioni”,-u shpreh Ekonomi.

Më tej ajo shtoi se forume si ky i Singaporit, i japin një mundësi Shqipërisë të prezantojë potencialet e veta, të tregojë se ku mund të investohet dhe të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj. 

Lidhur me shkëmbimet tregtare, Ministrja Ekonomi tha se treguesit janë në rritje si me vendet e CEFTA, të BE-së dhe me pjesën tjetër të botës. Por ajo informoi se në kuadër të samitit të Berlinit, mes vendeve të Ballkanit tashmë ka një proces që quhet konektiviteti, i cili kërkon që vendet e rajonit të bashkëpunojnë më shumë mes tyre dhe të tërheqin barrierat që kanë mes tyre.

“Tashmë barrierat tarifore mes këtyre vendeve janë zero”,- tha Ministrja Ekonomi, duke shtuar se fokusi tashmë është përqendruar tek procedurat dhe eliminimi i barrierave jo tarifore. Gjithë vendet po përpiqen t’i reduktojnë këto procedura.

Duke përmendur sektorë të tjerë potencialë ku mund të  investohet Ministrja përmendi sektorin e Energjisë, pasi Shqipëria është e pasur në burime ujore, të gazit por dhe ato diellore.

“Shqipëria është një vend më shumë ditë me diell dhe kjo mund të shfyrtëzohet sigurisht duke e kombinuar dhe me inovacionin zhvillimin e këtij sektori”, shtoi më tej Ekonomi. 

Tjetër sektor me interes është turizmi.  Ministrja Ekonomi shpjegoi se Shqipëria ka shumë potencial për të tërhequr më shumë turistë, pasi vendi ka burime natyrore dhe historike me vlera të jashtëzakonshme, ka pasuri të mbrojtura nga UNESCO, ka biodioversitet të pasur etj.

“Të gjitha këto në fakt kanë sjellë rritje të numrit të turistëve, por Shqipëria nuk ka kapacitete të mjaftueshme të strukturave akomoduese, dhe kjo është një mundësi për të investuar, dhe për t’i zgjeruar ato”,-u shpreh ministrja.

Duke qëndruar te turizmi, Ekonomi tha se Shqipëria ka potenciale për zhvillimin e tij nga jugu në veri, por vendi ka aktualisht funksional një aeroport në qendër të vendit, ndaj me shumë interes po shihet hapja e dy aeroporteve të tjerë, një në veri dhe një në jug dhe në këtë këndvështrim gara është e hapur.

Ajo shtoi se gjithashtu edhe sektori i turizmit po shihet në kuadër të procesit të konektivitetit, pasi shumë operatorë turistikë shqiptarë po bashkëpunojnë me ata në Maqedoni, Serbi, Mali i Zi apo Kosovë për të ofruar paketa të përbashkëta me qellim që turistët të qëndrojnë sa më gjatë në Ballkan.

singapori2.jpgsingapori3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025792837142944
array(1) { ["section"]=> string(111) "ekonomi-ne-forumin-e-investimeve-dhe-tregtise-singapor-shqiperi-ftese-bizneseve-per-investime-ne-shqiperi-65928" }