Ekonomia gjermane hyn në recesion, tkurrje 2.2% në tre muajt e fundit

Publikuar tek: bota, më 14:29 15-05-2020 Ekonomia gjermane hyn në recesion, tkurrje 2.2% në tre muajt e fundit Angela Merkel

Ekonomia gjermane është zhytur në recesion, pasi ka pësuar tkurrjen më të madhe që nga kriza financiare e vitit 2009.

Tkurrja e tre muajve të fundit e ekonomisë gjermane ishte 2.2%, pasi u mbyllën bizneset për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por Gjermania nuk ka tkurrjen ekonomike si të shteteve të tjera që janë dëmtuar nga situata e COVID-19, pasi Franca ka pësuar një rënie me 5.8% dhe Italia 4.7%.

Kjo rënie në ekonomi nuk është shumë e madhe për shkak të vendimit të 16 landeve të Gjermanisë për të lejuar fabrikat dhe punishtet e ndërtimit të qëndrojnë të hapura, si dhe paketës ekonomike të miratuar nga qeveria.

Ekonomistët presin një rënie më të thellë në tremujorin e dytë të vitit, pasi efektet e plota të izolimit do të jenë më të dukshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094470977783203
array(1) { ["section"]=> string(74) "ekonomia-gjermane-hyn-ne-recesion-tkurrje-2-2-ne-tre-muajt-e-fundit-206479" }