“Ekonomia shfaq shenja përmirësimi”, Sejko: Mbetemi konservatorë për marrjen e masave për kreditë me probleme

Publikuar tek: ekonomi, më 17:27 21-12-2016 “Ekonomia shfaq shenja përmirësimi”, Sejko: Mbetemi konservatorë për marrjen e masave për kreditë me probleme

Guvernatori Genti Sejko në një deklaratë për shtyp ka diskutuar mbi politikat monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2016.

Sipas Sejkos stabiliteti bankar është përmirësuar ndjeshëm teksa thekson se portofoli i kredisë ka shënuar një rritje prej 2.9%.

“Financimi në ekonomi është përmirësuar duke nxitur konsumin.  Rikuperimi i kredisë ka vijuar duke përjashtuar efektet e kredive të këqija. Portofoli i kredisë shënoi një rritje prej 2.9%”,-tha Sjeko.

Më tej ai foli dhe për kreditë e këqija për të cilat janë marrë masa dhe janë shfaqur shenja rikuperimi.

“Banka e Shqipërisë do vazhdojë të mbetet konservatore, për marrjen e masave për kreditë me probleme. Niveli i kredive me probleme ka ardhur duke u përmirësuar.  Këshilli mbikqyrës ngre zërin se politika monetare është e përshtatshme. Nomra e interest ka mbetur e pandryshueshme , 1.25 ndërsa norma e kredisë 0.25%.

Aktiviteti i kredimarjes për 2016 është shënuar në përputhje me ligjin. Politika monetare ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetetit ekonomik të vendit”,-shtoi ndër të tjera Guvernatori Sejko. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019886016845703
array(1) { ["section"]=> string(111) "ekonomia-shfaq-shenja-permiresimi-sejko-mbetemi-konservatore-per-marrjen-e-masave-per-kredite-me-probleme-63338" }