Ekonomisti i OKB-së: Kemi edhe 6 muaj kohë të shpëtojmë botën

Publikuar tek: bota, më 21:17 02-06-2015 Ekonomisti i OKB-së: Kemi edhe 6 muaj kohë të shpëtojmë botën

Një nga ekonomistët kryesorë të Kombeve të Bashkuara ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se njerëzimi ka edhe 6 muaj kohë për të shpëtuar botën.

Profesori Jeffrey Sachs, këshillëtar në Kombet e Bashkuara dhe drejtor i Institutit të Tokës, beson se tre takimet e Kombeve të Bashkuara, në korrik, shtator dhe nëntor, janë shansi më i mirë i gjeneratës “për të hyrë në rrugën e duhur”.

Çështjet më alarmante për të cilat do të diskutohet, dhe që Sachs thotë se kemi vetëm 6 muaj kohë ti rregullojmë, janë pasojat katastrofike që mund të ketë ngrohja globale dhe uria në botë.

“Jemi në momentin final. Koha ka ardhur. Kemi folur për shumë vjet për këta 6 muaj por më në fund jemi këtu”, ka thënë ai për “Telegraph”.

Shumë njerëz kanë spekulluar menjëherë pas deklaratës se tij, duke e lidhur atë edhe me paralajmërimin e ministrit të Jashtëm francez, i cili tha në nëntor të 2014-të se “kemi edhe 500 ditë kohë të shpëtojmë nga ndryshimet klimaterike”. Të shumtë janë ata që besojnë se fundi i 2015-ës do të shoqërohet me katastrofa të mëdha natyrore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01115608215332
array(1) { ["section"]=> string(66) "ekonomisti-i-okb-se-kemi-edhe-6-muaj-kohe-te-shpetojme-boten-12533" }