Ekonomistja e Doganave thirrje Ramës: Po na luftojnë eksponentët e Berishës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:14 24-08-2015 Ekonomistja e Doganave thirrje Ramës: Po na luftojnë eksponentët e Berishës

Ekonomisjta Anila Çobani, punonjëse në Doganën e Tiranës ka bërë një thirrje të hapur për kryeministrin Edi Rama.

Çobani bën fajtorë për situatën e korrupsionit në doganat shqiptare punonjësit që kanë mbajtur pozicione kyçe aty gjatë kohës së qeverisë së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Çobanit, për sa kohë që këta njerëz vazhdojnë të punojnë në të njejtin vend korrupsioni vetëm do të rritet.

“Për sa kohë në Doganat Shqiptare do të punojnë eksponentë që kanë bërë korrupsion aktiv apo pasiv duke mbajtur pozicione kyçe në periudhën e qeverisë së Sali Berishës, në këtë vend jo që s'do të luftohet korrupsioni, por do të marrë përmasa të frikshme”, shprehet Çobani.

Me tej ajo thekson se këta persona janë duke luftuar me përbuzje element të ardhur rishtazi në doganë dhe që pounojnë aty me përkushtim.

“Janë këta eksponentë që gjallojnë si vemje dhe luftojnë me përbuzje elementët e ardhur rishtazi, që punojnë me përkushtim për të përcjellë tek bizneset imazhin e një mentaliteti të ri, të drejtë, dhe të pakorruptueshëm”, deklaron Çobani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si duhet të veprojnë ata që e duan Tiranën (Foto)
Kur Majlinda Bregu ishte vetëm 21 vjeçe dhe jashtë politikës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011703968048096
array(1) { ["section"]=> string(80) "ekonomistja-e-doganave-thirrje-rames-po-na-luftojne-eksponentet-e-berishes-19076" }