EKSKLUZIVE/ Akuzohet për prostitucion me të mitura, flet parukiere Merita: Mijëra njerëz më kërcënojnë me jetë (RRËFIMI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:37 29-07-2016 EKSKLUZIVE/ Akuzohet për prostitucion me të mitura, flet parukiere Merita: Mijëra njerëz më kërcënojnë me jetë (RRËFIMI)

Flet parukiere Merita Merja, e vënë në qendër të akuzave që nisën me një sherr banal në qendrën e saj estetike por pasuan me akuza për prostitucion me të mitura. Një vajzë akuzoi përmes rrëfimeve e sms-ve denoncuese në rrjetet sociale se në moshën 16 vjeçare ajo është detyruar nga Merita Merja të prostituonte por një gjë e tillë mohohet me forcë nga parukierja.

Merja thotë për newsbomb.al se mesazhet janë të gjitha montazh dhe se ajo sot i është drejtuar organit të Prokurorisë.

“Ia kam lënë në dorë drejtësisë të gjitha”, pohon Merja ndërsa shton se pas publikimeve të lajmeve në portalet online, atë e kërcënojnë me mijëra njerëz në të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale.

Akuza të rënda për prostitucion janë ngritur mbi ju në rrjetet sociale. Si e komentoni?

“Asgjë nuk është e vërtetë. Sot kam shkuar në Prokurori. Do ia lë në dorë drejtësisë gjithçka. Këto janë shpifje. Kam pafund kërcënime nga njerëz që s’i njoh fare. Pse pikërisht tani këto akuza, këto shpifje, këto cënime, degjenerime për mua? Unë kam 15 vite punë si parukiere.

E gjitha nisi ditën e 26 korrikut kur ato dy vajza që rrinë gjithë ditën në parukerinë time, inskenuan këtë”, thotë Merja për newsbomb.al.

Po mesazhet që ka publikuar vajza dhe që pretendon se i ka shkëmbyer me ju në Viber?

Asgjë s’është e vërtetë. Janë të gjitha montazh. Unë e kam prej 15 vitesh atë numër dhe të gjitha janë të verifikueshme.

Prokuroria ju thirri për të dëshmuar apo ishit ju që u paraqitët vullnetarisht?

Jo shkova vetë dhe i kam vënë në dispozicion mijëra mesazhe kërcënuese në llogarinë time në Facebook, Instagram, celular e kudo. Jam tmerrësisht e revoltuar. Janë të gjitha shpifje. Prokuroria të hetojë! /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029603004455566
array(1) { ["section"]=> string(121) "ekskluzive-akuzohet-per-prostitucion-me-te-mitura-flet-parukiere-merita-mijera-njerez-me-kercenojne-me-jete-rrefimi-48108" }