EKSKLUZIVE/Ambasadori Ilir Boçka për newsbomb.al: S’mund të merrja notë proteste mes natës, sepse dikush kishte hedhur një gur

Publikuar tek: politike, më 15:19 08-10-2015 EKSKLUZIVE/Ambasadori Ilir Boçka për newsbomb.al: S’mund të merrja notë proteste mes natës, sepse dikush kishte hedhur një gur Ambasadori i Shqiperise ne Beograd Ilir Boçka

Serbia i ka kufizuar 6 muaj ambasadorit shqiptar aktivitetin e tij në Beograd, por nuk flitet për shpalljen e tij non grata. 

Ambasadori Ilir Boçka në një intervistë ekskluzive telefonike me newsbomb.al ka sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe çfarë ka kuptuar nga gjithë ajo sa ka ndodhur.

Zoti Ambasador përshëndetje. Ju telefonojmë nga neësbomb.al në Tiranë. Eshtë e vërtetë që ju kanë shpallur “non grata”?

Jo kjo nuk është e vërtetë. Kam kuptuar nga ajo që tha kryeministri dhe nga ajo që thanë autoritetet se është vendosur një periudhë 6 mujore kufizimi pune për ambasadorin, por absolutisht jo për ambasadën dhe gjithë autoritetet tona këtu. Puna jonë do të vazhdojë siç ka qenë.

Po pse erdhi ky reagim?

Erdhi për shkak të refuzimit nga ana ime të marrjes së notës së protestës së qeverisë serbe ndaj Shqipërisë. Eshtë një gjest që duan të tregojnë se nuk janë të kënaqur për qëndrimin e mbajtur nga unë në një moment. Pra nuk vendosin shpalljen “non grata” por kanë zgjedhur një masë tjetër, e njohur në diplomacinë ndërkombëtare.

Po ju pse nuk e pranuat këtë notë proteste?

Po sigurisht që nuk desha të pranoj një notë proteste. Para se të ndodhte kjo gjë, kam folur me personin që do më dorëzonte notën e protestës. E takova në një aktivitet. Diskutuam për rrethanat sesi kishte ndodhur ngjarja. Dhe sigurisht që shpreha mendimin tim se nuk mund të shkoja në mes të natës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë të merrja një notë proteste për një gur që ishte hedhur nga dikush në një makinë. Sepse ky nuk ishte një argument për të marrë notën e protestës ndaj Shqipërisë. Aq më tepër për kohën që po vendosnin për të dorëzuar, përveç përmbajtjes së saj.

A do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat ishin përmirësuar dukshëm këto kohë?

Nuk besoj se do të ndikojë. Dy vendet tona kanë filluar tashmë një orientim dhe shohin nga e ardhmja. Kjo gjë mund të komplikojë disi gjërtat por ambasada do të vazhdojë punën dhe ne kemi kontaktet tona dhe gjithcka tjetër. Ashtu sikurse mendoj se kjo mund të ketë ndodhur edhe për konsum të brendshëm.

Ndërkohë, ju do të thotë se jeni përjashtuar nga takime zyrtare apo pritje zyrtare?

Edhe nëse unë si ambasador nuk do të jem, padyshim që stafi, zëvendësit e këshilltarët do të jenë.

Po ju, do të ktheheni në Shqipëri tani?

Jo, absolutisht jo. Do të vazhdojmë punën në ambasadë. Ka shumë gjëra për të bërë gjithë këtë kohë.

Intervistoi A.Basha

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097229480743408
array(1) { ["section"]=> string(130) "ekskluzive-ambasadori-ilir-bocka-per-newsbomb-al-s-mund-te-merrja-note-proteste-mes-nates-sepse-dikush-kishte-hedhur-nje-gur-22640" }