EKSKLUZIVE/ Del VIDEOJA, ja si deputetët e PD dhunuan policët në drejtorinë e Tiranës (Çfarë bën Flamur Noka është e paprecedentë)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 24-05-2019 EKSKLUZIVE/ Del VIDEOJA, ja si deputetët e PD dhunuan policët në drejtorinë e Tiranës (Çfarë bën Flamur Noka është e paprecedentë)

Publikohet për herë të parë video nga brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku më datë 16 shkurt 2019 deputetët e opozitës mësynë me forcë brenda dhe sulmuan efektivët.

 Në videon e siguruar nga newsbomb.al duken deutetët e PD Flamur Noka, Klevis Balliu, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri etj. teksa konfrontohen me efektivët e policisë.

Por ajo çfarë bën ish ministri i Brendshëm Noka është e paprecedentë. Noka tërheq forcërisht një nga afektivët nga pas koke, duke hyrë brenda zyrës së drejtorit.

Një akt i shëmtuar dhune, bërë ky nga njerëzit e zgjedhur si përfaqësues të popullit. Megjithatë vlen për tu theksuar se policia nuk e ka referuar këtë ngjarje në Prokurori duke ndenjur “duarkryq” përballë ish-deputetëve.

Kujtojmë se nesër mbahet protesta e rradhës e opozitës dhe PD ka deklaruar zyrtarisht se nuk e njeh institucionin e Drejtorisë së Policisë dhe as drejtuesin e tij.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053026914596558
array(1) { ["section"]=> string(133) "ekskluzive-del-videoja-ja-si-deputetet-e-pd-dhunuan-policet-ne-drejtorine-e-tiranes-cfare-ben-flamur-noka-eshte-e-paprecedente-165563" }