EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat e marrëveshjes për reformën zgjedhore, Rama kryeministër deri në 2021 (Kush i uli në tavolinë palët)

Publikuar tek: politike, më 14:25 14-01-2020 EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat e marrëveshjes për reformën zgjedhore, Rama kryeministër deri në 2021 (Kush i uli në tavolinë palët) Foto e tryezes se marreveshjes

Zbardhen prapaskenat e marrëveshjes mes PD dhe PS për reformën zgjedhore ku duket se një rol vendimtar ka luajtur faktori ndërkombëtar.

Burime prane dy kampeve, PS dhe PD, bëjnë me dije për newsbomb.al se prej muajsh ka pasur negociata të fshehta mes të dy palëve, dhe përtej daljes së sotme publike, duket se marreveshja është gati. Mësohet se një kompani e huaj, ka bindur PD dhe PS që të bëjë nje proces elektronik votimi, me ekran, por njëkohësisht me votë të printuar. Kjo do  të thote se shqiptaret do të votojnë ne zgjedhjet e ardhshme me shenja gishtash, me ekran si dhe fletë në kuti për më shume siguri.

Kjo marrëveshje duket se do kthejë paqen politike në Shqipëri dhe tashmë do të nisë pothuaj zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet e ardhshme në një klime normale. Duket që teza e opozitës për zgjedhje të parakoshme do të bjerë kjo për shkak se rritja e standardeve të zgjedhjeve do të kërkojë kohë. Mesa duket të dy palët tashme kanë fituar dicka. PD u fut në sistem duke imponuar një draft të sajin ndërsa PS do të normalizojë jetën politike dhe shtyje qetësisht mandatin e saj deri në qershor 2021, raporton newsbomb.al.

Ndërkombetarët në nivele të larta kanë luajtur rolin e tyre për të ulur PD dhe PS në një tavolinë/ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017670154571533
array(1) { ["section"]=> string(164) "ekskluzive-dora-e-hekurt-e-nderkombetareve-zbardhen-prapaskenat-e-marreveshjes-per-reformen-zgjedhore-pd-imponon-draftin-e-saj-ps-shtyn-mandatin-deri-ne-2021-192033" }