EKSKLUZIVE/“Fierakët më ngacmuan motrat e shokut. E mora vesh në televizor që vrava 3 persona”, zbardhet DËSHMIA e autorit të masakrës së Vlorës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 20-01-2017 EKSKLUZIVE/“Fierakët më ngacmuan motrat e shokut. E mora vesh në televizor që vrava 3 persona”, zbardhet DËSHMIA e autorit të masakrës së Vlorës

Autori i masakrës së Vlorës, 26 vjeçari Delin Hajdaraj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë me automatik në plazhin e Kalasë Vlorë, në korrik të 2013-ës, është arrestuar pas 4 vitesh në kërkim nga policia.

 Kapja dhe arrestimi i tij ndodhi mbrëmë në katin e katërt të një pallati në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë. Sakaq, newsbomb.al zbardh dëshminë e 26 vjeçarit gjatë marrjes në pyetje nga policia.

“E MORA VESH NGA TELEVIZORI QË I VRAVA"

Ai ka pohuar para oficerëve se në kohen kur kishte ndodhur ngjarja, nuk e kishte marrë armen me qëllim për të vrarë ata 3 persona të cilët humbën jetën aksidentalisht siç u shpreh ai, por e kishte marrë me qëllim për të trembur djemtë nga Fieri që kishin ngacmuar motrat e Leo Osmenit, pra shokut të tij të ngushtë, njëherazi kurshëririt të largët.

26 vjeçari ka pohuar se duke qenë në një moshë të vogel, vetëm 22 vjeç asokohe, nuk mundi dot që ta kontrollonte veten dhe sipas tij nuk e kishte idenë sesi fishekët kishin qëlluar tre jetë njerëzish.

“Mbaj mend-tha ai, që me armën po qëlloja në ajër. Armën e kisha unë. Unë bëra shkrepjen me breshëri dhe mësova nga televizori që kishin vdekur tre persona. Për këtë që kam bërë atë ditë, jam shumë i penduar. E kam përjetuar shumë rëndë, shumë  keq humbjen e tyre, i kërkoj falje familjarëve dhe ua them me bindje të plote se jam penduar shumë”, mësohet të ketë thënë autori në polici, raporton newsbomb.al.

“MË MBANTE E DASHURA SPANJOLLE ME LEKË"

Pyetur se pse nuk është dorëzuar vetë në polici, 26 vjeçari është shprehur se e kishte zënë paniku, ishte ndjere i frikësuar dhe kishte preferuar të rrinte me mirë mbyllur sesa të shkonte në burg.

“Edhe kur rrija mbyllur në shtëpi, kam qenë pothuajse njësoj si në burg”, ka deklaruar për zyrtarët blu, Hajdaraj, raporton newsbomb.al.

Hajdaraj ka thënë gjithashtu se kishte para mjaftueshëm, dhe se i dërgonin i vëllai me të dashurën nga jashtë shtetit. Ai kishte një vëlla në Bruksel si dhe një të dashur spanjolle që shpesh i dërgonin para, raporton newsbomb.al.

"RRIJA MBYLLUR NËPËR SHTËPITË ME QERA"

Gjatë këtyre 4 viteve i fshehur prej policisë, ai është shprehur se gjithë kohën kishte ndenjur mbyllur nëpër banesat të cilat i mbante me qera. Ndërkaq, 26 vjeçari nuk ka treguar në polici emrat e pronarëve të këtyre banesave.

Lidhur me armën e krimit që u mori jetën 3 personave, ai ka deklaruar se nuk kishte shumë kohë që e mbante dhe se e kishte gjetur nga shokë por nuk ka pranuar të japë asnjë emër, raporton newsbomb.al.

ZANAFILLA E NGJARJES:

E gjithë ngjarja nisi nga një bisedë mes disa të rinjve fierakë me motrën e autorit të masakrës. 18 vjeçarja dhe motra e saj po bënin plazh pikërisht te Kalaja kur ka ndodhur ngjarja.

“Si e ke emrin në Facebook të bëhemi shokë se qenke shumë e mirë”. Kaq ka mjaftuar që 18 vjeçarja të njoftonte vëllain e saj Leo Osmënaj se djemtë fierakë po e ngacmonin.

Osmënaj, i shoqëruar nga shoku i tij Delin Hajdëraj ka shkuar menjëherë në plazh dhe janë përleshur me 5 djemtë fierakë te shkallët e plazhit të Kalasë në Vlorë. Hajdaraj nga shkallët ka qëlluar me breshëri automatiku por plumbat s'kanë kapur asnjë prej fierakëve. Viktimat ishin tre persona që s’kishin lidhje me ngjarjen e as me njëri tjetrin.

I vdekur nga sherri banal mbeti Serdi Bajlozi, 18 vjeç nga Prrenjasi, Sokol Isufaj 34 vjeç,  nga Roskoveci i Fierit dhe Diana Ademi, 53 vjeçe, e sapokthyer nga Gjermania për pushime.

Edhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi ishte te halla në Vlorë bashkë me motrën për pushime.

FOTOT E VIKTIMAVE TË MASAKRËS

serdi_copy.jpeg

gru_copy.jpeg

g_copy.jpeg

SI U ARRESTUA  26 VJECARI, I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM:

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati. Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.

Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës. Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,

- një silenciator,

- një krëhër të mbushur me fishekë,

- 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm, - 2 aparatë celularë.

U bë ekzekutimi i Vendimit Nr.376, datë 02.07.2015, për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim" (Neni 79/dh, 25, i K.Penal). Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

del.jpg

re_copy.jpg

v_copy.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA mesazh për inagurimin e Trump: Mes shqiptarëve dhe amerikanëve, një lidhje e jashtëzakonshme
Shkarkohet atasheu ushtarak në Ankara, i hiqet pasaporta diplomatike »
Article Logic
Execution time: 0.012227058410645
array(1) { ["section"]=> string(146) "ekskluzive-fieraket-me-ngacmuan-motrat-e-shokut-e-mora-vesh-ne-televizor-qe-vrava-3-persona-zbardhet-deshmia-e-autorit-te-masakres-se-vlores-66133" }