Skuadra e kombëtares shqiptare ka mbërritur në sektorin VIP të aeroportit të Rinasit, në pritje të nisjesh për në Armeni, Jerevan.
Në seksionin vip veç lojtarëve është edhe trajneri. Në fotot që shohim shfaqet edhe Lutfi Nuri, zv.president i Federatës, po kështu edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Ka edhe politikanë që do t'i bashkohen kombëtares. Mes tyre deputetët Ben Blushi dhe Edi Paloka. Siç duket edhe nga foto, djemtë e kombëtares shfaqen me fanellën e ekipit dhe të qeshur e gazmorë. Të grupuar, ata duket se janë duke bërë shaka me njëri tjetrin.
{gallery}KombetarjaArmeni{/gallery}