EKSKLUZIVE/ “Fundërrinë, halabak, bastard...” Kush është polici që i duroi të gjitha dhe ç’ndodhi pasi u fik kamera e trupit (INTERVISTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:46 31-03-2017 EKSKLUZIVE/ “Fundërrinë, halabak, bastard...” Kush është polici që i duroi të gjitha dhe ç’ndodhi pasi u fik kamera e trupit (INTERVISTA) Agron Voga, polici i rrugore

*NGA ANTA MUÇAKU për NEWSBOMB.AL

Ditën e djeshme një video flagrante e kreut të Partisë Demokratike në Lushnje Myslim Murrizi, publikuar nga vetë zyrtari i PD-së, u përhap masivisht dhe ngjalli reagime të forta. Video-ja tregonte se si Murrizi i drejtohej me një fjalor të rëndë fyes punonjësit të policisë i cili e konstatoi pa rrip sigurimi.

Përpos morisë së sharjeve e fyerjeve që zyrtari i PD-së i drejtoi punonjësit të rrugores, të gjithë mbetën të impresionuar nga qendrimi i punonjësit i cili në asnjë moment nuk humbi kontrollin duke vazhduar procedurat ligjore.

E ndërsa në rrjetet sociale të gjithë janë solidarizuar me të, newsbomb.al zbulon se kush është polici aq i vetëpërmbajtur. Ai quhet Agron Voga, është babai i një vajze të vogël dhe është pjesë  e Policisë së Shtetit prej 8 vitesh, ndërsa prej 3 vitesh i shërben Policisë Rrugore.

Voga rrëfen gjithçfarë ndodhi dje në një intervistë për newsbomb.al.

INTERVISTA E PLOTË- Anta Muçaku

Përtej asaj që u pa me zë dhe figurë në video, çfarë ndodhi tjetër që ne s’e dimë ende?

Në momentin që fika kamerën, zotëria më kërcënoi, më shau dhe më tha : “Tani do e shohësh çfarë do ndodhë me ty”. Pas kësaj unë e kallëzova në komisariatin numër 1 dhe vazhdova punën.

A pati ndonjë moment kur ju menduat se mund ta humbnit kontrollin përballë gjithë serisë së fyerjeve e sharjeve të zyrtarit të PD-së?

Jo. Për asnjë moment. Kjo puna jonë është punë rutinë dhe ne raste të tilla kemi çdo ditë dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të biem pre e provokimeve. Jemi zbatues të ligjit dhe kaq.

Ju e dinit kush ishte shoferi që ndaluat, pra që ai ishte pikërisht Myslym Murrizi, pasi kryetari i PD-së pretendon se ndalimi i tij ishte politik.

Jo, nuk e njihja fare. Zotëria ishte pa rripin e sigurimit dhe procedura ligjore parashikonte gjobë. Thjesht po ndiqja procedurat.

Videoja është bërë virale tanimë dhe reagimet në rrjet kanë qenë masive. Shumë ju kanë mbështetur dhe janë solidarizuar me ju. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Mendoj se kam bërë detyrën si duhet ndaj dhe reagimet kanë qenë pozitive. Nuk kam ndonjë ndjenjë krenarie për veten. Është thjesht respekti për uniformën që mbaj veshur dhe është detyra ime të sillem kështu me këdo.

A ishte kjo situata më e sikletshme me të cilën jeni përballur ndonjëherë?

Në fakt janë situata që përsëriten çdo ditë por ky rast duhet të shërbejë për të sensibilizuar të gjithë shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Është e vërtetë në fakt që raste të tilla përsëriten rëndomë ndonëse jo çdo ditë publikohen video të kësaj natyre por nga ana tjetër jo gjithmonë punonjësit e policisë mbajnë qëndrimin që ju mbajtët. A keni një mesazh për këta kolegë?

Ata e kanë të qartë që duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Asnjë punonjës i policisë nuk duhet ta humbasë kontrollin, pavarësisht se kë ka përballë dhe pavarësisht sa fyes mund të jetë personi që ka përballë.

Po për shoferët si zoti Myslym Murrizi keni një mesazh?

E kam për të gjithë shoferët. Pavarësisht se si pasojë e shkeljes mund të gjobiten, e rëndësishme është mos irritohen deri aty sa situata të përshkallëzohet. Ne nuk jemi në këtë detyrë për të vendosur gjoba por për t’i bërë të respektojnë ligjin dhe jo rrallëherë, kur e kemi parë të arsyeshme, jemi treguar mirëkuptues dhe kemi falur.

Po vetë zotit Murrizi doni t’i thoni diçka?

Unë s’kam asgjë personale me të por për të gjitha akuzat e bëra ndaj meje, do marrë një përgjigje ligjore. Do e çoj çështjen në Prokurori në mënyrë që situata të kësaj natyre mos përsëriten më.

Ju kanë kontaktuar eprorët tuaj pas publikimit të videos?

Po, kontakte kemi përditë.

Sigurisht, por referuar rastit në fjalë donim të dinim. Ç’ju kanë thënë?

Po, më kanë kontaktuar të gjithë drejtuesit dhe më kanë inkurajuar të vazhdoj punën e të zbatoj ligjin pa iu trembur gjuhës së askujt. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Lezhës, "plas" edhe në Krujë: Kodrat e Krastës në flakë, ja pse zjarrëfikësit s'mund të shkojnë në vendngjarje (FOTO)
Mediat: Nard Koka në polici për xhamat e zinj, i biri me shpejtësi tej normave »
Article Logic
Execution time: 0.012437105178833
array(1) { ["section"]=> string(133) "ekskluzive-funderrine-halabak-bastard-kush-eshte-polici-qe-i-duroi-te-gjitha-dhe-c-ndodhi-pasi-u-fik-kamera-e-trupit-intervista-73710" }