EKSKLUZIVE/ “Gjuha e tij e lëngët, gjuhën time do”, flet për herë të parë Rita Petro pas furtunës me poezinë e inçestit mes motrës e vëllait

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:54 06-12-2017 EKSKLUZIVE/ “Gjuha e tij e lëngët, gjuhën time do”, flet për herë të parë Rita Petro pas furtunës me poezinë e inçestit mes motrës e vëllait

Rita Petro, poetja e cila u vlerësua  me botimin “Vrima” si libri me poezi më i mirë për vitin 2014, ka “trazuar” sërish “ujërat” e rrjeteve sociale me poezinë e rradhës “Mallkimi i Parë”.

Poezia është komentuar masivisht në rrjetet sociale ndërsa i pari që e tha hapur nga personazhet publikë, atë që mendont për këtë poezi ishte moderatori Denis Dyrnjaja. Dyrnjaja e cilësoi “të neveritshme” poezinë që sipas tij predikon inçestin mes motrës dhe vëllait.

Sakaq, vetë autorja Rita Petro ka folur për newsbomb.al duke pohuar se njerëzit kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme të poezisë.

“ Kjo është një poezi që Denisi dhe shumë të tjerë i kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme. Kur të lexojnë nëntekstin, se poezia ka nëntekst, mbase do jetë vonë po më mirë vonë se kurrë”.

E pyetur nga newsbomb.al se cili është nënteksti i kësaj poezie, Rita tha se e ka shumë të vështirë të interperpretojë ato që ndjen duke shtuar se pyetje të tilla, që i bëhen shpesh në fakt, e kthejnë pas në kohë, në shkollën fillore kur nxënësit pyeteshin nga mësuesit e tyre për mesazhin e një poezie.

“Nuk ka asnjë lidhje me dukurinë e incestit,lidhja e një vajze me një baba është shumë biologjike, është shumë instiktive, ka lidhje me psikoanalizën, me instiktin e njeriut, me edukimin seksual. Njihet lidhja e nënës me djalin apo babain e vajzën. Ashtu e kam ndjerë dhe kam guxuar ta them atë që ndjej”, thotë Rita Petro për newsbomb.al ndërsa shton se njerëzit po merren vetëm me fjalën “inçest” në këtë poezi sikurse u morën në librin e parë me “Vrimën”.

“Siç  u morën me vrimën, u morën dhe me incestin po nuk ka ndodhur një fakt, është një poezi. Nngatërrimi i  të përditshmes me poezinë është shqetësues. Njerëzit kanë nevojë të edukohen me leximin e poezisë ndryshe”, shton më tej autorja për newsbomb.al ndërsa sjell si shembuj edhe tekstet e bandave të rrokut, që siç u shpreh ajo, qysh herët kanë bërë revolucion./ newsbomb.al

POEZIA - "Mallkimi i parë"

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074930191040039
array(1) { ["section"]=> string(142) "ekskluzive-gjuha-e-tij-e-lenget-gjuhen-time-do-flet-per-here-te-pare-rita-petro-pas-furtunes-me-poezine-e-incestit-mes-motres-e-vellait-102184" }