Ekskluzive/ Kombëtarja dhe FSHF në prapaskenë: Muzikë, alkool e VIP-a... Të gjitha pa filtra me FOTO e VIDEO

Publikuar tek: aktualitet, më 12:17 13-10-2015

Ashtu sikurse pas fitores në “Elbasan Arena” me Armeninë, edhe këtë herë kombëtarja shqiptare e Futbollit së bashku me stafin drejtues të FSHF, frymën e mbajtën në lokalin ku këndon “live” Aurela Gaçe dhe Vëllezërit Korçarë, të cilëve iu bashkua edhe Gena. Këtë herë motivi ishte edhe më i fortë pasi nuk morëm thjesht 3 pikë por mundëm të kualifikoheshim në Euro 2016, që siç shkruante edhe “The Guardian”, nuk kishim guxuar as ta ëndërronim.

Si gjithmonë, “koka” e organizimit të festës ishte Ilir Shulku, sekretari i FSHF. Ndonësë e martë, Aurela Gaçe dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, me ndihmën e Vinit të “Crazy Calvin” e aktorit Gaz Paja, u kujdesën që atmosfera e “Parisit” të ndjehej vërtet. Club-i u kthye në një arenë të vërtetë festive ku shampanja e shishet me alkool ishin ngado.

Nuk mundën mos binin në sy edhe purot e presidentit të FSHF, Armand Duka i cili i ndizte ato me fishekzjarre duke shtuar kështu dozat e adrenalinës që emetoheshin menjëherë edhe te lojtarët, pasi vetëm disa çaste më vonë, kapiteni Lorik Cana u shfaq me një puro ndër dhëmbë ndërsa gërmonte mes shishesh për të gjetur diçka për të pirë. Armand Duka shoqëohej nga kunati i tij, biznesmeni Nard Koka dhe ishin vendosur në bash të vendit, së bashku me Ilir Shulkun, Alban Bushin, Erion Bogdanin e të tjerë nga stafi i FSHF.

Aleksandër Frangaj iu bashkua menjëherë festës ndërsa përshëndeti lojtarët dhe stafin e kombëtares me dy ngishtat lart. Blendi Fevziu nuk la “selfie” pa bërë me djemtë e kombëtares e ndërsa Dritan Shakohoxha hipi mbi tavolinë por asgjë e jashtëzakonshme... E ka bërë edhe më parë kur kombëtarja ka festuar. Për të përshëndetur djemtë erdhën edhe dy çifte mjaft të njohur të ekranit, Ledion Liço dhe e dashura e tij Sara Hoxha, si dhe Bes Kallaku me të fejuarën e tij Xhensila Myrtezain. Ledioni dhe Sara nuk ndenjën shumë në festë, ndoshta ngaqë kjo e fundit nuk u duk se gjendej rehat. Sigurisht që nuk munguan as vajzat e Digitalb. E ku do shkonte kombëtarja shqiptare pa Digitalbin e Ilda Bejlerin?!

“Qershia mbi tortë”, ishin velinat e Fiks Fare dhe...sa mirë që ishin ! Njëra bjonde e tjetra brune, njëra veshur me të kuqe e tjetra me blu, bënë që djemtë e kombëtares të tërboheshin në selfie, valle e këngë. Futbollisti Bekim Balaj ndoshta i përfshirë nga kjo atmosferë që krijuan vajzat, u ngjit në skenë dhe i kërkoi Aurelës të këndonte këngën “M’ka shku mendja me u fejue”. Por këngëtarja e ftoi në një duel: Kush bënte më shumë pompa! E pasi pompuan disa herë në skenë, energjikja Aurelë dhe çapkëni Balaj ia nisën këngës. Shokët e skudrës u shkrinë së qeshuri teksa dëgjonin Balajn të këndonte “M’ka shku mendja me u fejue”, dhe nxitimthi i nxorrën celularët nga i kishin e nga s’i kishin për ta filmuar këtë moment.

Edhe Etrit Berisha i cili shfaqte një lloj droje, këtij momenti nuk i rezistoi dot dhe u çua në këmbë duke duartrokitur. Gashi është i papërsëritshëm në mënyrën e tij të festimit. Ashtu sikurse herën e parë, edhe këtë herë ai nuk futi në gojë as alkool e as cigare. Ai do vetëm të kërcejë dhe të bëjë ndonjë foto me fanset kur këto të fundit e zënë ngushtë, pasi duhet thënë se Gashi e ka “alergji” aparatin. Më i palodhuri, më “rrëmujaxhiu” i tavolinës dhe i gjithë party-t, ishte Taulant Xhaka. Talenti kosovar është një njeri mjaft i dashur e social jashtë fushës së blertë. Për Shakohoxhën ka debulesë e ndërsa për Blendi Fevziun mbaron fare. I mbaroi bateria e celularit të tij dhe nga s’kërkoi një celular hua për të bërë një selfie me gazetarin.

Ajo që u vu re ishte prania e ndonjë politikani në arenën e festimeve. Askush nga ata...nuk ishte në Arenën e Festës. Si duket, kanë festuar shumë ditën e djeshme dhe tani shkuar te të përmbyturit në jug.

Nga Anta Muçaku 

{gallery}CrazyCalvin{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje nga arrestimi i 4 personave në Tiranë të kapur me 1 kg heroinë (Video)
Mbanin municion armësh në banesë, policia pranga dy personave »
Article Logic
Execution time: 0.013159990310669
array(1) { ["section"]=> string(108) "ekskluzive-kombetarja-dhe-fshf-ne-prapaskene-muzike-alkool-e-vip-a-te-gjitha-pa-filtra-me-foto-e-video-23013" }