Ekskluzive/ Linda Rama e emëruar në Bordin Drejtues të ABI Bank, bashkëshorti kryeministër e nderoi me çmimin prestigjoz

Publikuar tek: politike, më 13:12 03-03-2017 Ekskluzive/ Linda Rama e emëruar në Bordin Drejtues të ABI Bank, bashkëshorti kryeministër e nderoi me çmimin prestigjoz

Lindita Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, rezulton pjesë e bordit drejtues të ABI Bank. Kjo bankë e nivelit të dytë është promovuar jo pak herë nga kryeministri Rama, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të licencës, por edhe në vlerësimin e Abi Bank me çmim në aktivitetin ‘Bleta e Artë’, raporton Newsbomb.al.

ABI Bank, pjesë e grupit NCH Capital, hyri në Shqipëri duke blerë bankën Credit Agricole, në tetor të 2015-ës, dhe më 4 dhjetor të po të njëjtit vit, i është dorëzuar lincenca nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një ceremoni ku ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

“Ky investim do të jetë një nxitës i fortë i kreditimit dhe e kthen bankën e sapo licensuar në një shembull tërheqës për investitorët, që do të nxisë pastaj të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë. Ky investim është një ngjarje shumë e mirë për ne dhe sektorin bankar në Shqipëri”, ka deklaruar Rama në atë ceremoni.

“Nuk mund të ishim më krenarë se kaq që një kompani amerikane të operojë sërish në sistemin bankar shqiptar”, ishin fjalët e ambasadorit amerikan Donald Lu në të njëjtën ceremoni.

Vetëm një muaj pasi ABI Bank iu dorëzua licenca, më 7 janar të 2016-ës, në Këshillin Drejtues të Bordit, Linda Rama emërohet anëtare, raporton Newsbomb.al.

Ndonëse kishte vetëm një vit që vepronte në tregun shqiptar, ABI Bank u vlerësua në 2016-ën me dy çmime, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Më datë 17 dhjetor të 2016-ës, “ABI” u vlerësua me çmimin ‘’Banka më pranë komunitetit”, në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, në praninë e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më datë 28 dhjetor të 2016-ës, ABI Bank është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë 2016” për Përgjegjësinë Sociale, për kontributin e saj në përmirësimin e jetës së komunitetit. Çmimi  për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të bankës, Andi Ballta nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

“Bleta e Artë” është një aktivitet që organizohet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot_6.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021934032440186
array(1) { ["section"]=> string(124) "ekskluzive-linda-rama-e-emeruar-ne-bordin-drejtues-te-abi-bank-bashkeshorti-kryeminister-e-nderoi-me-cmimin-prestigjoz-70633" }