EKSKLUZIVE/ Me lejen e Kuvendit të Shqipërisë botohet për herë të parë kënga e KONGRESIT të LUSHNJES (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:42 18-01-2020 EKSKLUZIVE/ Me lejen e Kuvendit të Shqipërisë botohet për herë të parë kënga e KONGRESIT të LUSHNJES (VIDEO) Josif Gjepali, tenor

Publikohet kënga e Kongresit të Lushnjes kënduar nga tenori Josif Gjipali.

Kënga është realizuar me orkestrim nga Klodian Qafoku, harmoniziminga Endri Sina dhe transkriptim nga Haig Zacharian.

Newsbomb.al e publikon për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, një përvjetor jubile që bën bashkë të gjithë shqiptarët.

*Ideja dhe drejtimi artistik e Shkencor i realizimit te himnit te KONGRESIT TE LUSHNJES eshte nga Akademik Vasil S. Tole

TEKSTI:

Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret

Të shpëtosh nga kjo natë

Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë

Armikut jepi datë.

(Refreni)

Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell

Shqipëria lidhi besë.

Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell

Për ty, o i larti Kongres.

II.

Me sa humbet drejtësia

Aq shuhet shpresa jonë

Nuk pushtohet tokë e Kastriotit

Trimërinë e ka zakon.

III.

Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar

Në statutin tënd të shtrenjtë

Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë

Bashko atdheun e shenjtë.

IV.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut

Shkrepëtim të bjerë e flakë

Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070829391479492
array(1) { ["section"]=> string(112) "ekskluzive-me-lejen-e-kuvendit-te-shqiperise-botohet-per-here-te-pare-kenga-e-kongresit-te-lushnjes-video-192440" }