Ekskluzive/ Meta në dasmën e djemve të Menduh Thaçit, bisedon me Ramush Haradinaj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:29 05-09-2015 Ekskluzive/ Meta në dasmën e djemve të Menduh Thaçit,  bisedon me Ramush Haradinaj Majtas lart, Menduh Thaçi me djemte e tij, poshte Meta dhe Thaci ne Jale, djathtas lart takimi mes politikaneve ne Pogradec

Kjo është fotoja ekskluzive e Ilir Metës dhe Ramush Haradinajt në dasmën e dy djemve të Menduh Thacit. Meta veshur me një këmishë të bardhë, po ashtu edhe Haradinaj, bisedon duke afruar veshin te lideri kosovar, për shkak të muzikës së lartë. Por ndryshe nga Haradinaj, Meta nuk mban kravatë. Në dasmë nuk është ftuar Rama.

Dasma me 600 të ftuar e dy djemve të Menduh Thaçit ka nisur që prej orës 19:30 dhe ndonëse pak me vonesë, kreu i Kuvendit Ilir Meta, më në fund mbërriti.

Meta ka vendosur mos mungojë në dasmën e mikut të tij politikan. Meta dhe Thaçi u shfaqën së fundmi në shoqërinë e njëri-tjetrit në Jalë, teksa pushonin e kalonin mirë mes batutash të dala dhe në media.

Kujtojmë se kryeministri Rama nuk e ka marrë një ftesë dasme nga Thaçi, ndonëse ata u takuan në Pogradec tre muaj më parë, së bashku me Ali Ahmetin e BDI-së .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072510242462158
array(1) { ["section"]=> string(85) "ekskluzive-meta-ne-dasmen-e-djemve-te-menduh-thacit-bisedon-me-ramush-haradinaj-20059" }