EKSKLUZIVE-NEWSPORT.AL/ Mungoi në ceremoninë e dhënies së dekoratës nga Meta, SULEJMAN STAROVA dhe bashkëshortja me covid-19

Publikuar tek: sport, më 11:11 17-10-2020 EKSKLUZIVE-NEWSPORT.AL/ Mungoi në ceremoninë e dhënies së dekoratës nga Meta, SULEJMAN STAROVA dhe bashkëshortja me covid-19 FotoMontazh: Sulejman Starova

Një emër i njohur i futbollit, nuk u prezantua dje në ceremoninë e dhënies së dekoratave nga presidenti i Republikës. Sulejman Starova, dërgoi të bijën të merrte dekoratën e tij.

Por çfarë ka ndodhur me Sulën e futbollit dhe opinionistin e përhershëm në studion e Çarçanit tek Abc News?

Newsport.al pyeti vetë zotin Starova për mungesën në këtë ceremoni që e argumentuan për “arsye shëndetësore”.

“Jam pozitiv me covid dhe e kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni, bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim pasi edhe ajo është positive. Tani jam mirë, por ditët e para kanë qenë të vështira me kolle dhe temperaturë” deklaroi Sulejman Starova për newsport.al.

“Titujt e lartë që ju akorduan sot (dje) lojtarëve të mrekullueshëm dhe të dashur të futbollit shqiptar, Mikel Janku, Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu, ikona të padiskutueshme të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, janë një vlerësim i punës, sakrificave, djersës dhe rezultateve të larta të arritura prej tyre si futbollistë” shkruajti Meta në faqen e tij zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013261795043945
array(1) { ["section"]=> string(129) "ekskluzive-newsport-al-mungoi-ne-ceremonine-e-dhenies-se-dekorates-nga-meta-sulejman-starova-dhe-bashkeshortja-me-covid-19-224093" }