EKSKLUZIVE: Nga përqafimet me familjarët, te fuoristrada e Ardi Veliut. Si u dorëzua Balili pas dy vitesh në arrati (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:09 15-01-2019 EKSKLUZIVE: Nga përqafimet me familjarët, te fuoristrada e Ardi Veliut. Si u dorëzua Balili pas dy vitesh në arrati (VIDEO)

Pas dy vitesh në arrati, dhe një sërë operacionesh të dështuara të policisë, Kelmend Balili ka vendosur të vetëdorëzohet.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, Balili ka vendosur të dorëzohet pranë fshatit të tij Stjar, në Sarandë. Ai shihet në video teksa i qeshur përqafohet me miqtë dhe familjartë e tij, për të hyrë më pas në fuoristradën e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Të paktën tre çanta, me sende personale ka marrë me vete Balili gjatë dorëzimti të tij. Makina me targa "AA 247 TC" ku udhëtoi Balili për herë të fundit në liri për t’u dorëzuar në Policinë e Shtetit është në pronësi të një kompanie ndërtimi në Sarandë.

Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu.

Gjatë largimit nga fshati, makina ku ndodhej Balili ka bërë një ndalesë në një rrugë dytësore, ku ai ka kaluar nga makina e parë në fuoristradën e Ardi Veliut. Pamjet e dorëzimit të Balilit i kanë filmuar banorët e fshatit Stjar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-bashkëshorti i vrau prindërit, vajza tregon si shpëtoi në Suedi: Mori thikën të më vriste në prani të fëmijës...
Meta takim me ministrin e Jashtëm Enzo Moavero Milanesi: Italia mbështetëse e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.013680934906006
array(1) { ["section"]=> string(125) "ekskluzive-nga-perqafimet-me-familjaret-te-fuoristrada-e-ardi-veliut-si-u-dorezua-balili-pas-dy-vitesh-ne-arrati-video-148929" }