Ekskluzive/ Prokuroria e Përgjithshme: Ja si është e vërteta e çështjes së mbetjeve kimike

Publikuar tek: aktualitet, më 21:21 28-02-2017 Ekskluzive/ Prokuroria e Përgjithshme: Ja si është e vërteta e çështjes së mbetjeve kimike

Pas interesimit të Newsbomb.al, Prokuoria e Përgjithshme është përgjigjur lidhur me një lajm të publikuar sot në disa portale shqiptare, të cilat i referoheshin një faqeje anonime italiane, për zhdukjen e mbi 1300 kontenierëve me mbetje kimike në Shqipëri.

Në artikull thuhej se kjo çështje ishte diskutuar edhe në takimin ndërmjet Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti, në vizitën që ky i fundit zhvilloi pak ditë më parë në Tiranë.

Prokuroria thekson se në atë takim nuk është diskutuar për këtë çështje dhe se nuk ka asnjë hetim të hapur, siç pretendohet në shkrimin e shpërndarë sot.

“Në bazë të interesimit Tuaj, Prokuroria e Përgjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontenierëve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çështje e tillë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme për Newsbomb.al.

Edhe këshilltari i kryeministrit, në një prononcim për Newsbomb, e konsideroi “mashtrim të madh” artikullin e faqes “Pianeta Italia”.

Lexo edhe: Artikulli për mbetjet, Endri Fuga: Mashtrim i madh. Prokuroria: Nuk kemi asnjë informacion

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024734020233154
array(1) { ["section"]=> string(94) "ekskluzive-prokuroria-e-pergjithshme-ja-si-eshte-e-verteta-e-ceshtjes-se-mbetjeve-kimike-70293" }