EKSKLUZIVE/ Superskandal me tenderin e lavanterisë në spitalin e Durrësit, kush është kompania që kapi 2 miliardë lekë me dokumente false, arratiset drejtoresha (DOKUMENTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 18-08-2017 EKSKLUZIVE/ Superskandal me tenderin e lavanterisë në spitalin e Durrësit, kush është kompania që kapi 2 miliardë lekë me dokumente false, arratiset drejtoresha (DOKUMENTET)

Një tender prej 2 miliardë lekësh në spitalin rajonal të Durrësit i është dhënë në mënyrë abuzive, një shoqërie (bashkim operatorësh) duke mos plotësuar kriteret bazë të konkurrimit.

Është fjala për tenderin “Furnizimi i  Shërbimit të Lavanterisë për Spitalin Rajonal Durrës ", tender që u hodh në konkurim për 7 firma:

Kronos Konstruksion

Elektromagjia

Shpresa shpk

Sanitary cleaning

AGS shpk

Ballkan Laundry

Devis shpk

Newsbomb.al zbulon këtë skandal duke sjellë fakte konkrete se si është abuzuar dhe është shkelur hapur ligji për plotësimin e kritereve, që firma fituese duhet të përmbushte.

“Sanitary cleaning” rezultoi fituese në këtë garë. Ajo është një bashkim prej 3 operatorësh, një firmë italiane dhe dy shqiptare, konkretisht  Sanitary Cleaning, shoqerise A.G.L Laundry SRL si dhe subjektit fizik Mimoza Deliu.

Newsbomb.al zbulon me dokumente konkrete se gara nuk ka qenë e ndershme pasi janë konstatuar shumë shkelje, që nga ligji për bashkimin e operatorëve, mungesa e vulës apostile të ortakut italian, infrastruktura e domosdoshme për të marrë përsipër këtë shërbim në spitalin e Durrësit, apo shkelje me shmangiet e detyrimeve të faturave të energjisë elektrike.

Marrëveshja e 3 operatorëve

Tre subjektet e “Sanitary cleaning” kanë bërë një bashkim operatorësh përmes një kontrate bashkëpunimi si dhe një prokure të posacme. (Dokumenti si mëposhtë).

11_copy.jpg

 

 

 

20938871_2070010179896174_1585112478_n.jpg

 Por nuk mjafton vetëm ky dokument për të vërtetuar se tre subjektete private janë në rregull para ligjit, pasi jo të gjithë ortakët nuk i plotësojnë kriteret e vendosura në bazë të ligjit të prokurimit. Firma nuk përmbush pikat e kontratës se bashkëpunimit, bazuar edhe në VKM “Per rregullat e prokurimit publik” .

Bazuar ne VKM  Nr 914 dt 29/12/2014  “Per rregullat e prokurimit publik”  i ndryshuar Neni 74 pika 3

Bashkimi i operatorëve ekonomikë

3. Secili prej anëtarëve të këtij bashkimi duhet të përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 të LPP dhe ato të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë bashkimi, në përputhje me përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të përcaktuara në aktmarrëveshje.

Po ashtu, “Sanitary Cleaning” rezulton se ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 2015 vetëm me shërbime pastime godinash apo ambjentesh që nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit në fjalë. Kjo kompani në vitin 2017 ka filluar të kryeje këtë lloj shërbimi, megjithatë sërish nuk i kap kurrsesi 10% të kontratës së bashkepunimit që ata kanë krijuar.

Personi fizik Mimoza Deliu në kontratën e bashkëpunimit merr përsipër 30 % të punës. Mësohet se ky operator kap vetëm 12% të kontratës.

Pra, nëse personi fizik Mimoza Deliu ka masën 30 % të kontratës ajo normalisht duhet të ketë 30% te xhiros vjetore që ju po ta mblidhni do ta shihni që nuk e plotëson si kriter.

Mungon vula apostile

Dokumentet e siguruara jashtë territorit të Shqipërisë nga subjekte juridike të huaja duhet të jenë të legalizuara në mënyrë që të kenë vlerë ligjore. Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëritë që kanë regjistrim në shtetet anëtare të Konventës se Hagës (5 TETOR 1961) duhet të përmbajë vulën apostile në përputhje me ligjin nr. 9060, date 8.5.2003 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë ne Konventën për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve zyrtare të huaja".

Komisioni I vleresimit te ofertave, ne shkelje te plote Ligjit Per Prokurimin Publik Nr. 9643, date 20.11.2006 ( I ndryshuar) ka kualifikuar oferten e bashkimi te operatoreve Ekonomik Shoqerise Sanitary Cleaning, shoqerise A.G.L Laundry SRL si dhe subjektit fizik Mimoza Deliu.  Komisioni I vleresimit te ofertave ka shkelur nenin 53 Shqyrtimi I ofertave, pikat 3 dhe 5 pasi ky bashkim operatoresh nuk ploteson kriteret kualifikuese te dokumentave standarteve te tenderit.

Në këtë rast kompania italiane nuk është përfshirë në garë me dokumente të sakta, duke sjellë kështu shkresa formale dhe pa vulën apostile nga vendi që vjen, pra nga Italia.

 vula.jpg

Firma nuk ka infrastrukturën e duhur

Një tjetër shkelje që vërteton se tenderi është firmosur në mënyrë abuzive është edhe infrastruktura që ofron kompania fituese.

Këto foto vërtetojnë më së miri se “Sanitary cleaning” nuk përmbush as kushtet më minimale të këtij shërbimi.

Ajo që bie në sy janë makina të dalë jashtë funksionit dhe me teknologji të vjetër, për të mos përshkruar ambientin e ndotur dhe jashtë çdo standarti higjeno-sanitar ku punojnë ato pak punonjës.

Newsbomb.al mëson se mungojnë ambientete duhrra për sterizilimin e bazës materiale të spitalit të Durrësit, ndërsa makineritë funksionale janë lavatrice që shërbëjnë për ngjyrosje rrobash dhe xhinsesh, pra nuk janë të specializuar në procesin e sterilizimit të bazës spitalore.

 f-3GG.jpg

gg.jpg

 

Kontrata e OSHEE

Një tjetër shkelje është se ky operator nuk ka vërtim të shlyerjes së energjisë elektrike, nuk disponon asnjë lloj certificate ISO, si dhe nuk ka akt teknik kundra zjarrit, apo numrin e punonjesve.

Siç duket edhe nga ky dokument subjekti i Mimoza Deliut nuk disponon vërtetimin e shlyerjes së energjisë elektrike, por ka dorëzuar një vërtettim shlyerje energjie elektrike familjare, ndërsa ligji në fuqi thotë:

3.2 Kapaciteti ekonomik dhe financiar pika 3 

3. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i rregjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proçes ankimimi në gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.

GGGG.jpg

 

 

 

Ndërkohë, pavarësisht këtij skandali Viola Cikalleshi duket se ka bërë pushimet e verës të qeta, madje edhe pse duhet të ishte kthyer prej ditësh në punë, ajo nuk është parë në zyrën e saj. Burime të newsbomb.al bëjnë me dije se ajo nuk është parë në zyrën e saj që prej 1 gushtit kur Rama dha zyrtarisht lejet për pushimet e administratës publike. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, nëse ka të bëjë me shmangien e përgjegjësive lidhur me këtë çeshtje apo për motive të tjera të panjohura./newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023602962493896
array(1) { ["section"]=> string(174) "ekskluzive-superskandal-me-tenderin-e-lavanterise-ne-spitalin-e-durresit-kush-eshte-kompania-qe-kapi-2-miliarde-leke-me-dokumente-false-arratiset-drejtoresha-dokumentet-89475" }