EKSKLUZIVE/ Vendimi, Anglia lejon ekstradimin e vrasësit shqiptar: Ekzekutoi me paramendim Mirash Ndrecën dhe Donika Kadelin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 25-01-2017 EKSKLUZIVE/ Vendimi, Anglia lejon ekstradimin e vrasësit shqiptar: Ekzekutoi me paramendim Mirash Ndrecën dhe Donika Kadelin Gjergj Cupi

Autoritetet angleze lejojnë ekstradimin e vrasësit shqiptar Gjergj Çupi, i dënuar për vrasjen e dy personave dhe që më herët ka qënë edhe pjesë e listës së Interpol si “Most wanted” (më i kërkuar).

Historia e vrasjeve daton që në vitin 1992 dhe lidhet me përplasjen e dy familjeve Çupi e Ndreca në Kaçinar të Mirditës për motive hakmarrjeje.

Fillimisht vritet vëllai i Gjergj Çupit, Petrit Çupi. Asokohe, i pandehuri Mirash Ndreca u dënua me 22 vite burgim dhe vuajti dënimin deri në momentin që burgjet u hapën në vitin 1997. Mirash Ndreca u arratis ndërsa Gjergj Çupi duke përfituar nga situata kur popullsia u armatos nga hapja e depove të armëve, mori një armë dhe më datë 27. 07. 1997 ka kryer vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës në zonën e quajtur “Karburanti i vjetër” në qytetin e Rrëshenit. Si pasojë e plumbave mbeti viktimë edhe shtetësja Donika Kadeli ndërsa u plagosën Prend Perkeqi dhe Frrok Perkeqi.

Gjergj Çupi u shpreh se mori gjakun e vëllait të tij dhe u dënua për vrasjen me paramendim të Mirash Ndrecës dhe Donika Kadelit si dhe vrasje e mbetur në tentativë për Prend Perkeqin dhe Frrok Perkeqin. Autoritetet britanike e arrestuan Çupin në vitin 2005 ndërsa tanimë kanë vendosur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjergj Çupi

vr1.jpg

Vendimi i autoriteteve angleze

 

dok.jpg

dok1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, 52 kandidatë në garë për 9 pozicione të institucionit që do përcaktojë ‘drejtësinë e re’ shqiptare
Vetëvrasja e 31 vjeçarit, reagon Lulzim Basha: Kjo dramë e përsëritur duhet të marrë fund! »
Article Logic
Execution time: 0.01163387298584
array(1) { ["section"]=> string(127) "ekskluzive-vendimi-anglia-lejon-ekstradimin-e-vrasesit-shqiptar-ekzekutoi-me-paramendim-mirash-ndrecen-dhe-donika-kadelin-66614" }