EKSKLUZIVE / Vendimi i Ramës: Ja tre gratë që do merren me emërimet në administratë

Publikuar tek: politike, më 20:19 08-09-2017 EKSKLUZIVE / Vendimi i Ramës: Ja tre gratë që do merren me emërimet në administratë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tre gra socialiste të cilat do jenë në krye të grupit të punës që do merret me emërimet në administratë.

Ky grup i ngritur dy vite më parë, pas ankesave të socialistëve për punësime të pakta në administratë, do vijojë punën gjatë mandatit të dytë të qeverisë.

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht tre drejtueset socialiste të zgjedhura nga Edi Rama për performancën, kapacitetet si dhe emërimet në administratë.

Deputetet Evis Kushi, Blerina Gjylameti dhe Vilma Bello, e dyta e listës së PS në Vlorë, do kenë në dorë “fatet” e emërimeve në administratë apo “tepsi” siç vetë kryeministri Rama e quajti gjatë fushatës, bën me dije Newsbomb.al.

Gjylameti, Kusi dhe Bello do koordinohen me kryetarët e Partisë Socialiste nëpër rrethe e më pas me ministrat përkatës.

Ky grup pune ka kompetenca të kërkojë lëvizje, emërime, shkarkime dhe zëvendësime të punonjësve të administratës. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011039972305298
array(1) { ["section"]=> string(86) "ekskluzive-vendimi-i-rames-ja-tre-grate-qe-do-merren-me-emerimet-ne-administrate-91645" }