EKSKLUZIVE/ Zbulohet skema e MASHTRIMIT me ILAÇE, dëm 10 milionë EURO! Farmaci, mjekë dhe punonjës të FSDKSH të përfshirë në SKANDAL! Fletë arresti për 2 drejtues (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 18-01-2019 EKSKLUZIVE/ Zbulohet skema e MASHTRIMIT me ILAÇE, dëm 10 milionë EURO! Farmaci, mjekë dhe punonjës të FSDKSH të përfshirë në SKANDAL! Fletë arresti për 2 drejtues (EMRAT) Ilustruese

EKSKLUZIVE/ Skandal në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) i cili ka një buxhet vjetor rreth 140 milion euro/ne vit vetëm për rimbursimin e medikamenteve.

Në skandalin me dëm 10 mln euro, janë përfshirë disa farmaci, mjekë si dhe punonjës të FSDKSH.

Ndërkaq, është prerë fletë arresti për dy drejtuesit e farmacive; Petrit Skura dhe Gazmend Aliaj.

Dyshohet se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh në Tiranë për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti duke përfituar nga fakti se kanë kontratë me FSDKSH, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. Sipas burimeve të newsbomb.al, kjo skemë ka 10 vjet që operon në treg.

Hetimet kanë zbuluar se janë rimbursuar, receta për rreth 500 persona te cilët në kohën e pajisjes me medikament kanë qenë jashtë shtetit , kjo për periudhën kohore rreth 2 muaj për vitin 2018 dhe këto shuma janë përfituar ne shkelje te ligjit nga farmacitë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori.

Nga hetimi rezultoi gjithashtu se për një periudhe kohore 2 muaj janë pajisur me recetë 50 shtetas të vdekur, kjo në mënyrë te përsëritur, nga 2 deri në 5 herë.

Nga hetimet, mëson newsbomb.al është konfirmuar se janë 100 receta te rimbursuara me 50 shtetas, paciente, te cilët janë pajisur me ilaçe disa here duke qene te vdekur. Këto receta janë ekzekutuar ne farmacitë e mësipërme. Vlera e rimbursimit për recete varion deri ne 50 000 lek (te reja) rimbursim.

EMRAT E FARMACIVE DHE PRONARËT E TYRE PËRFSHIRË NË KËTË MEGA-SKANDAL:

“Geni & Lori” - drejtuesi teknik i farmacisë shtetasi Petrit Skura.

Farmacitë, Bio Plus dhe Medigreen- drejtuesi, Gazmend Aliaj.

Burimet i thanë newsbomb.al se edhe disa mjekë, kanë lëshuar receta më shume se një herë për pacientë të cilët janë pajisur me ilaçe ose në ditën e vdekjes ose një ditë më pas. Përfituesit kryesore te kësaj skeme mashtrimi, mëson newsbomb.al pikërisht drejtuesit e sipërmendur të farmacive të cilët kanë përfituar edhe shumat e rimbursimit.

Gjithashtu përgjegjës në këtë skandal janë punonjësit e FSDKSH Tiranë, të cilët kanë pajisur me kontratë me FSDKSH, për rimbursimin me barna farmacitë e mësiperme të cilat se nuk i plotësojnë kriteret ligjore.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale të “mashtrimit kompjuterik, falsifikim dokumentesh nga personi qe ka për detyre ta lëshoje atë dhe mashtrimit me subvencione duke mos plotësuar asnjë nga kushtet ligjore për tu pajisur pacientet me Ilaçe te rimbursueshme duke hedhur te dhëna ne kompjuter dhe duke përpiluar dokumente me te dhëna te rreme me qellim krijimin e te dhënave te rreme dhe moszbulimin nga organet kompetente dhe përfitimin materiale për vete nga shkelja e sipërcituar.

Gjithashtu sipas hetimit, rezulton se mjekët pas kryerjes se vizitës nuk i japin pacientit recetën e printuar nga sistemi ERX por i japin vetëm numrin e kodit te recetës dhe e drejtojnë ne këto farmaci për te tërhequr ilaçin i cili ndryshe nga ai i shkruar në recetë elektronike kushton shume me tepër se ilaçi i cili i jepet faktikisht pacientit.  

Burimet bëjnë me dije për newsbomb.al se të njëjtat subjekte por me emër te ndryshëm tregtar janë përsëritës persa i përket kësaj skeme. Ata janë hetuar dhe me parë dhe janë shpallur fajtor si persona përgjegjës në vitin 2015.

Sipas hetimet rezulton se FARMACIA Geni&Lori me eksperience 20 vjeçare ne treg bën një xhiro vjetore persa i përket recetave me rimbursim 4 000 000 lek (te reja) në vit me një trend rritës të papërfillshëm ndërsa farmacia Geni & Lori me një eksperiencë dy vjeçare në treg rreth 70 000 000 lek (te reja) ne vit, medikamente me rimbursim. Pra, me një diference shume te madhe rreth 100 fish. E njëjta situate është edhe me farmacitë e tjera.

Aktualisht, bëjnë me dije burimet për newsbomb.al hetimet po vijojnë edhe persa i përket farmacive, mjekëve, depove farmaceutike, punonjësve te FSDKSH, apo individëve private te cilët janë të përfshirë apo kane dhëne ndihmë qe kjo skemë e jashtëligjshme me dëm 10 mln euro në vit te funksionoje.

Ndërkaq është kryer kontrolli i banesës, farmacive të sipërcituara dhe është nxjerre fletë arresti për Petrit Skurën dhe Gazmend Aliaj, drejtues të këtyre farmacive./ newsbomb.al

SHËNIM: NDALOHET KOPJIMI I KËTIJ MATERIALI PA CITIM!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Pakti për Universitetin', Vokshi: Shfaqje e neveritshme
Meta dekretoi Ramën ministër, inatoset Berisha: E premte e zezë! Zografi Bis... »
Article Logic
Execution time: 0.012410163879395
array(1) { ["section"]=> string(170) "ekskluzive-zbulohet-skema-e-mashtrimit-me-ilace-dem-10-milione-euro-farmaci-mjeke-dhe-punonjes-te-fsdksh-te-perfshire-ne-skandal-flete-arresti-per-2-drejtues-emrat-149340" }