Ekspertët: Mos e përdorni këtë aplikacion "chat"-i nëse ju intereson privatësia

Publikuar tek: bota, më 15:47 22-05-2016 Ekspertët: Mos e përdorni këtë aplikacion

Google prezantoi gjatë javës së kaluar disa nga produktet më të reja në konferencën I/O, ndër to edhe aplikacionin e komunikimit “Allo”, i ngjashëm me iMessages, Messenger dhe WhatsApp.

Prezantimi ishte një sukses dhe produkti u pëlqye shumë. “Allo” ka dizajn të bukur, “stickers”, “emoji” si dhe Asistenten personale që duke dëgjuar dhe kuptuar mesazhet që shkëmbeni me miqtë, ju sugjeron përgjigje të ndryshme për ta.

google-allo-vpavic-verge-9.0.jpg

Por ekspertët thonë se Allo i lejon Google të ketë akses mbi të gjitha mesazhet që ju shkëmbeni. Kjo për shkak se enkriptimi “End to End” nuk është i përfshirë por duhet aktivizuar në brendësi të aplikacionit. Një arsye tjetër që i bën ekspertët të dyshojnë është se për vetë faktin që Google Assistant mund të sugjerojë përgjigje, do të thotë që ka akses mbi çdo tekst apo media të dërguar përmes aplikacionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018088102340698
array(1) { ["section"]=> string(82) "ekspertet-mos-e-perdorni-kete-aplikacion-chat-i-nese-ju-intereson-privatesia-41174" }