Ekspertët paralajmërojnë: Akullnaja në Mont Blanc gati të shembet

Publikuar tek: bota, më 14:23 27-09-2019 Ekspertët paralajmërojnë: Akullnaja në Mont Blanc gati të shembet

Autoritet italiane kanë mbyllur rrugët dhe kanë evakuuar shtëpitë malore, pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullnajës së Mont Blanc mund të shembet.

Zyrtarët thonë se, rreth 250,000 metra kub akuj janë në rrezik për tu shkëputur nga akullnaja e Planpinçieux, në majën e Grandes Jorasses.

Kryetari i qytetit pranë Courmayer, tha se ngrohja globale po ndryshonte malin. Masivi i Mont Blanc është vargu më i lartë malor në Europën perëndimore.

11 majat e tij shtrihen 4,000 m mbi rajonin e Francë-s dhe Itali-s, dhe tërheq mijëra turistë çdo vit.

Të martën, Kryetari i Bashkisë së Courmayeur, Stefano Miserocchi, nënshkroi urdhërin për mbylljen e rrugëve në ‘Val Ferret’, në pjesën Italiane të Mont Blanc, pasi ekspertët paralajmëruan se një pjesë e akullnajës po rrëshket me një shpejtësi prej 50-60 cm në ditë.

Ai tha se kjo nuk përbën rrezik për zonat e banuar apo pikat turistike, por shtëpitë malore në zonën e Rochefort po evakuohen si masë paraprake.

 “Edhe njëherë ky fenomen tregoi se si mali po kalon një periudhë ndryshimesh të shumta për shkak të faktorëve klimatikë, dhe për këtë arsye është i ndjeshëm,” tha Miserochi për mediat italiane.

Akullnaja e Planpincieux, është në vëzhgim që prej vitit 2013, me qëllim për të vendosur frekuencën me të cilën po shkrihet akulli. Por autoritetet lajmërojnë se nuk ka “alarm” në vend.

_108957662_glacier_map2_640-nc.png

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013051986694336
array(1) { ["section"]=> string(71) "ekspertet-paralajmerojne-akullnaja-ne-mont-blanc-gati-te-shembet-179986" }