Tullumbacet janë më të preferuarit e fëmijëve, prandaj nuk mungojnë në asnjë festë ditëlindjeje apo ngjarje tjetër festive.
Por, ato mund të rrezikojnë shqisën e dëgjimit të fëmijëve nëse plasen nga vetë ata, paralajmërojnë ekspertët.
Testime të ndryshme kanë treguar se zhurma që krijohet nga plasja e tullumbaceve është edhe më e lartë se gjuajtja me armë.
Dëmtimi i shkaktuar në daullen e veshit të fëmijës mund t’i shkaktojë atij humbje dëgjimi të përkohshme. Ndërsa, nëse ekspozohet gjatë ndaj zhurmave të shkaktuar nga plasja e tullumbaceve, mund të mbetet i shurdhër përgjithmonë shkruan ‘The Sun’.
Edhe të rriturit nuk janë imun ndaj rreziqeve nga plasja e tullumbaceve, ku vetëm 3 prej tyre mund të shkaktojnë probleme me dëgjimin.
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Alabamas, në SHBA, thonë se zhurma e papritur mund të çojë në humbje graduale të dëgjimit.
Bill Hodgetts, profesor i asociuar i audiologjisë, thotë: “Nuk po themi që mos t’i lini fëmijët të luajnë dhe argëtohen me tullumbace, vetëm duhet të keni kujdes që mos t’i plasin”.