Ekspertët: Qyteti nënujor grek nuk është krijuar nga njerëzit (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:16 03-07-2016 Ekspertët: Qyteti nënujor grek nuk është krijuar nga njerëzit (Foto)

Legjenda e qytetit të humbur të Atlantidës ka pushtuar imagjinatën e njerëzve në çdo kohë si dhe ka frymëzuar eksploratorë e arkeologë të kërkojnë për gjurmët e tij.

Një entuziazëm i tillë pushtoi zhytësit si edhe mbarë mediat botërore, pas zbulimit të disa strukturave në thellësi të detit pranë ishullit Santorini. Mijëra artikuj raportuan për gjetjen e themeleve të një qyteti të humbur.

Scresdfsdfshot_1.jpg

Por rezultoi të ishte krejtësisht ndryshe. Strukturat, edhe pse në forma themelesh, mure e kollona, në të vërtetë nuk janë të bëra nga dora e njeriut. Nuk janë as jashtëtokësore, por produkt i një mineralizimi, kryesisht nga gazrat e metanit që shpërthejnë nga bazeni i detit. Mikrobet në zonën përreth përdorin karbonin nga metani si burim energjie, por duke realizuar kështu një proces kimik që lë pas mbetje të ngjashme me struktura prej çimentoje.

Ssdfdfghgghot_1.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21075201034546
array(1) { ["section"]=> string(71) "ekspertet-qyteti-nenujor-grek-nuk-eshte-krijuar-nga-njerezit-foto-45405" }